Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi dje një takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, shkruan Gazeta Express.

Në këtë takim ata kanë folur për kërkesën e Serbisë për mbajtje të zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës. Siç njofton ZKM, Kurti e ka theksuar se siç e ka njoftuar shefin e OSBE-së përmes letrës, është e nevojshme arritja e një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vije nga Serbia si palë e interesuar.

“Kryeministri Kurti theksoi se siç ka njoftuar shefin e OSBE-së në përgjigjen e 17 nëntorit, për këtë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”, thuhet në komunikatë, shkruan Express.

Kurti dhe Davenport kanë folur edhe  për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe zyrës së OSBE-së në Kosovë në fushën e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në vend. Kryeministri ka thënë se Kosova është e përkushtuar ndaj komuniteteve jo shumicë dhe për rritjen e mbështetjes për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim (MKK), si dhe angazhimin konstant me Zyrën për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit dhe Zyrën e Komisionerit për Gjuhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb