Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Davos të Zvicrës.
Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror ku të pranishëm do të jenë mes liderëve të shumtë. Lajmi është njoftuar nga zyra e Kryeministrit.
Në kuadër të WEF, Kosova do ta ketë për të dytin vit hapësirën e dedikuar përfaqësuese, të quajtur “Shtëpia e Kosovës”.
Kurti gjithashtu nënvizohet se do të marrë pjesë në ngjarjet dhe panelet e diskutimit që organizohen në Shtëpinë e Kosovës, krahas edhe takimeve zyrtare bilaterale me udhëheqës të lartë dhe investitorë në margjina të Forumit Ekonomik Botëror.
Samiti, i cili mbahet në qytetin zviceran të Davosit dhe që zgjat deri më 23 janar dhe pritet të tërheqë gati 3.000 pjesëmarrës nga 130 vende.
Aty pritet të marrin pjesë afërsisht 400 zyrtarë të nivelit të lartë dhe udhëheqës politikë, përfshirë 65 krerë shtetesh dhe qeverish, 55 ministra ekonomie dhe financash, 33 ministra të jashtëm, 34 ministra tregtie dhe industrie dhe 11 guvernatorë të bankave qendrore.
