Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar zhvillimet rreth zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, pas përfundimit të mandatit të kryeprokurorit aktual, Altin Dumani.

Duke u ndalur te procesi dhe emrat e përmendur deri tani, Lala tha se aktualisht janë katër kandidatët e parë, por ajo është më shumë e fokusuar te emrat që mund të paraqiten në momentet e fundit, duke sugjeruar se “peshorja mund të anojë ndryshe” kur loja futet në fazën përfundimtare.

“Janë katër kandidatët e parë, por unë jam e interesuar për kandidatin e orës së fundit. Ai është më këmbëshpejti dhe fituesi në përballje,” deklaroi gazetarja, duke lënë të kuptohet se zhvillimet më interesante mund të ndodhin në fund.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb