6 fitore radhazi në Superligë janë një treguesi më i qartë i formës fantastike që po kalon Tirana. Bardheblutë kanë shfrytëzuar në maksimum atmosferën pozitive që kanë sjellë këto rezultate duke ngritur një pyetje në opinionin sportiv, kur do të ndalet Tirana? Askush në shtëpinë e 24 herë kampionëve nuk ka ndërmend ti jap një përgjigje, duke qenë të vetëdijshëm se kalendari në javët e ardhshme është shumë i vështirë dhe as që kanë ndërmend të shohin më gjatë se sa kjo e premte ku duhet të bëjnë llogaritë me Vllazninë. Shkodranët kanë vërtetuar se në rastin më të keq janë një ekip i vështirë për tu mundur por çuditërisht pika e tyre më e dobët është pikërisht stadiumi “Loro Boriçi”, me bardheblutë që i thyen edhe gjatë fazës së parë me rezultatin e pastër 2-0.

Kalendari
Kalendari

Pas Shkodrës, Tirana pret Skënderbeu në kryeqytet përpara së të nis një tur të vërtetë force ku duhet të bëj llogaritë me Kukësin kryesues dhe më pas me Partizanin në derbi. Pikërisht dy sfidat e fundit mund ti japin më shumë formë garës për titull në një kohë kur as për Kukësin kalendari nuk është favorizues. Verilindorët presin fillimisht Laçin, luajnë më pas në transfertë përballë Bylis ndërsa në javën e 22-të presin Tiranën, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, e projektuar si një finale e parakohshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb