TIRANË

Mbledhja e Kryesisë së PD është shoqëruar me kërkesën për distancim nga dhuna dhe përjashtimin e atyre që përdorin dhunë. Gazetari Osman Stafa ka zbardhur për ‘BalkanWeb’, nje pjese te fjalimeve ne mbledhjen me dyer te mbyllura. Deputeti i PD Ervin Salianji deklaroi se dhuna është e papranueshme dhe duhet të distancohet çdo përfaqësues i Partisë Demokratike dhe se kriteri për përjashtim duhet të jetë ky kufi.

Ndërkohë Kreshnik Çollaku deklaroi se përdorimi i dhunës është vija e kuqe. Sipas Çollakut brenda turmës, në vijën e parë të mercenarëve të paguar kanë qarkulluar lista me emra deputetësh që duhet të linçoheshin.

Endri Hasa tha se kush erdhi për gjak, nuk mund të ketë vend në këtë parti dhe se nuk mund të ulet me dikë që erdhi për ta vrarë.

Kreshnik Çollaku: Që nga fillimi i kësaj krize në PD jam përpjekur me çdo formë për të shmangur përçarjen e ndarjen. Kam heshtur edhe kur jam fyer e kërcënuar nga anonimë, por edhe nga njerëz që nuk mendoja kurrë se do të dëgjoja të tilla zhargone e mendësi kaq agresive. Kam bërë thirrje për arsye. Më dukej e pamundur që njerëz me të cilët kishim kaluar një jetë, kishim punuar e jetuar në rrethana të ndryshme të mos linin me një anë inatet e të mos gjenin arsyen për të ndalur ketë përrua inati e gjuhe dhune. Brenda vetes shpresoja, por po ashtu brenda vetes kisha përcaktuar një vijë të kuqe. Vija e kuqe do të ishte përdorimi i dhunës fizike.

Ajo që ndodhi në 8 janar ishte kalimi i kësaj vije të kuqe. Në 8 janar më vjen turp ta them dhe është mjerim se ish-miq e bashkëpunëtorët tanë drejtuan një sulm fizik kundra nesh.

A e dini se brenda turmës, në vijën e parë të mercenarëve të paguar që shqyenin dyert kanë qarkulluar lista me emra të veçantë deputetësh që duhet të linçoheshin fizikisht brenda godinës? Pra rrezik ka qenë jo vetëm godina por dhe jeta e disave këtu brenda. Ata që i sollën te dyert e godinës ishin miqtë tanë të një jete, si mund ta lejonin ata këtë dhe aq më tepër si mund ta lejojnë sot pa u distancuar prej saj. Atë ditë Zoti e bëri që në godinë të mos kishte viktima.

Dhuna për mua është një kufi ndarës me këdo. Ndaj unë mendoj me këdo që nxiti apo përdori dhunë ndaj nesh, kolegëve e ish-miqve të tyre nuk ka çfarë na mban më bashkë. Në këtë parti dhunuesit dhe të dhunuarit nuk mund të rrinë më bashkë.

Unë situatën nuk e shoh sporadike madje e shoh pjesë të një situate ballkanike. Antiamerikanizmi që po strukturohet në krejt Ballkanin duke shfrytëzuar konflikte të brendshme e situata të ngjashme ka një inteligjencë nga mbrapa, një inteligjencë anti NATO, anti SHBA, anti BE. Ndaj mos prisni se ujërat do të qetësohen. Ne duhet të flasim me demokratët, duhet të dëgjojmë vërejtjet e tyre, duhet të korrigjohemi me durim, por duhet të forcojmë marrëdhëniet me aleatët tanë strategjik. Ne nuk duhet të lejojmë kurrë që PD të kthehet në një bunker antiamerikan për çdo lloj arsyeje dhe me çdo lloj çmimi.

Ervin Salianji: Dhuna është e papranueshme dhe duhet të distancohet çdo përfaqësues i Partisë Demokratike, kriteri për përjashtim duhet të jetë ky kufi, ndarja me dhunën dhe mjete parapolitike! Ky diferencim duhet të jetë edhe për të mos përjashtuar në bllok, duhet të japim mundësinë e reflektimit dhe distancimit nga dhuna pjesëmarrësve që mund të jenë aty dhe jam i bindur që janë aty për shkak të zhgënjimit dhe dëshpërimit të mosfitores në 25 Prill! Nxitja për dhunë dhe përkrahja e dhunës duhet të jetë kriteri ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesën, nëse ka kolegë që pranojnë rriskimin e jetës dhe eliminimin fizik të drejtuesve të degëve, të Këshillit Kombëtar, deputetëve kjo është vijë ndarëse dhe këtu nuk i kemi përjashtuar ne por ata!

Gabimet e së shkuarës nuk duhet të përsëriten dhe PDSH duhet të jetë forcë që udhëheq dhe tërheq pjesën e shoqërisë që përditë e më shumë po zhgënjehet nga politika, ju duhet të bëni diferencën me gjithçka që keni bërë gabim në 8 vitet e bashkëdrejtimit të perceptuar. Personalisht isha dhe jam për mosvendosjen as të hekurave, as të betejës për godinë, nuk e marrin dot godinën dhe as marrin dot legjitimitet prej saj sado rrotull të vijnë, ashtu siç hyjnë dalin sepse ligji është kufiri dhe jo sjellja tribale dhe as zaptimi! Dalja në terren dhe kontakti me demokratët duhet të ishte i shpeshtë në këto muaj, madje dhe zëvendësimi i kujtdo që nuk ka më peshë elektorale ose është i papranueshëm për demokratët apo qytetarët në zonat që mbulojnë, ne kemi tentuar të imponojmë politikanë të diskredituar që populli i ka refuzuar me votë disa herë! Merita duhet të kthehet në themel të kësaj force.

Endri Hasa: S’mund të negocioj uljen në tryezë me ata që erdhën në PD për të na vrarë!

Do të ishte e vështirë për mua, por edhe për të gjithë kolegët të përballeshim me vendime për përjashtimin apo pezullimin e funksionarëve apo ish-funksionarëve që kanë mbajtur detyra të rëndësishme në këtë parti. Por pas 8 janarit, s’mund të fshihemi pas gishtit. Ne nuk mund të jemi përbashkues me ata që të fusin shkopinj nën rrota. Ata kanë sot për qëllim vetëm që të pengojnë axhendën tonë politike kundër qeverisëdhe rikthimin e PD në pushtet. Pjesa më e madhe e anëtarëve të kryesisë ishin dëshmitarë okularë të asaj që ndodhi në 8 janar. Ata erdhën për të na vrarë, dhe ne vazhdojmë të diskutojmë për t’u ulur me të njëjtën tryezë dhe për të ndarë vendimmarrje të përbashkët? Ata nuk mund dhe nuk duhet të jenë këtu. Ata erdhën të organizuar për të dhunuar dhe për të vrarë, ne të mendohemi? Nuk bëhet politikë me dhunën, më 8 janar mjetet politike mbaruan! Në 8 janar ishte vetëm një turmë banditësh që erdhi për të dhunuar. PD është parti perëndimore dhe ne duhet të distancohemi përfundimisht nga të gjithë ata që nuk e përfaqësojnë këtë. E kam thëne që në mbledhjet e shkuara, që gjërat nuk zgjidhen duke i ardhur gjësë anash e anash, kur gjëja duhet zgjidhur në kohë. Italianët thonë “duhet këputur koka e demit, po nuk ia këputem kokën demit, do të kemi pasoja të tjera”. Unë s’mund të pajtohem me njerëz që nxiten dhe frymëzuan dhunë në 8 janar! Ata nuk janë kurrsesi demokratë, rruga jonë me ta është ndarë njëherë e përgjithmonë. Nëse kjo është partia e tyre, kjo nuk është partia ime. Kush ka hyrë në oborr në krah të atyre që mbanin hunj dhe leva ka damkën e kriminelit, jo të demokratit. Vendimet sot duhet të jenë shumë të forta. As Edi Rama s’ka arritur të shkojë deri këtu. Kush erdhi për gjak, nuk mund të ketë vend në këtë parti, sot dhe kurrë.

Fitim Zekthi: Ajo qe ndodhi ne 8 janar eshte thjesht kulmim logjik i nje levizjeje ilegjitimiste te nisur qe ne shtator. Levizja e z Berisha u perpoq te deligjitimoje institucionet e PD, kryetarin e saj, kryesine, Keshillin kombetar dhe u shpreh se do bente revolucion. Instituciobet u quajten peng, te shitura, te paligjshne. Paralelisht ne menyre jo transparente, totalisht abtastutore u mblidhen te adhtuquajturat firma per kucend kombetar. E gjitha kjo duhej per mbulese te paligjshnerise dhe per justifikim te mberritjes tek 8 janari. Z Berisha levizjen e tij e zhvilloi ne parapolitike, ai doli nga politika, doli nga ndjekja e rregullave dhe e normave te te drejtes. Foltorja ishte fondamentaliste ne gjuhe dhe veprime sepse pretendonte se zoteronte te verteten supreme. Ajo nuk lejonte dhe nuk lejon nje kuptim tjeter mbi gjerat, mbi statutin, mbi te verteten. Foltorja konstruktoi me ane te meadiave, me ane te propagandes, me ane gjuhes lincuese, me ane te agresivitetit dhe akuzave hiperbolike, ne ane te konspiracionit nje realitet sikur ajo eshte shumice. Me kete kerkonte vetem justifikimin per te shkuar tek 8 janari. Vetem levizje per demokratizim apo hapje nuk eshte. Kjo lloj levizjeje, keto lloj levizjesh gjate gjithe historise perfundojne ose ne grusht shteti ose ne revolucion. Ishte nje ngjarje dramatike, nje dhimbje pa mbarim per shqiptaret dhe demokratet. Ata qe e bene dhe ideuan nuk kane asnje lidhhe me vlerat konservatore, ata nuk udhehiqen nga dashuria per vendin, nga respekti per jeten e njerevve. Konservatoret jane njerez te permbajtur, jane njerez qe nuk mitizojne apo fetishizojne karrieren apo interesin politik, jane njerez qe udhehiqen nga shikimi nga vetja, nuk duan asgjesime dhe nuk justifikojne kurre perdorimin e cdo mjeti per politike. Me ideatoret dhe organizatoret e 8 janarit partine demokratike nuk e lidh asgje. Ky moment duhet te sherbeje per ndarje nga sjellje dhe mendime fondanentaliste, per ndarje nga mendimi se e verteta fundore zoterohet nga dikush dhe se ne emer te saj mund te behet gjithcka edhe dhune. Ne, kryesia, kryetari duhet te nderyojme nje pd te djathte, konservatore qe nuk ben asgje pa patur ne fokus Shqipetine. Per PD eshte e mire vetem ajo qe eshte e mire per Shwipetine. Nuk duhet kurre te shohim cfare na intereson ne, por cfare i intereson vendit sepse vetem ajo na qe i duhet vendit eshte e mire edhe per Pd. Shkurt duhet nje parti me ide te djathta dhe njerez qe populli i sheh si bartes te sinqerte te ketyre ideve. Boll me me lojera te uleta meskine.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb