Në bazë të marrëveshjes PS-PD, ministri teknik i Punëve të Brendshme që do të përfaqësojë Partinë Demokratike në qeverinë Rama do të jetë Dritan Demiraj.

Ai ka 47 medalje e dekorata. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, ai njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.

Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale.

Ai është liruar rreth 3 vite më parë pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë pas një konflikti që pati me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

[embeddoc url=”https://balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2017/05/Dritan-Demiraj-CV-Shqip.doc” viewer=”microsoft”]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: