TIRANE- Kryebashkiaku Erion Veliaj në një intervistë për Pop Culture, teksa komentoi projektet mbi kryeqytetin, nuk i shpëtoi as ngacmimeve për lajmet e showbiz-it. Mes pyetjeve me ‘spec’ ishte dhe ajo e Kelvit, i cili kërkoi nga Veliaj opinionin e tij se cila është femra më seksi apo më tërheqëse në showbiz-in shqiptar.

“Më seksi nuk e di, por më tërheqëse është Valbona Selimllari. Meqenëse e kam edhe shoqe”, -pohoi Veliaj.

Kujtojmë se Valbona Selimllari është missi i parë shqiptar, ndërsa ajo shfaqet po aq e bukur edhe sot. Ndonëse vitet ecin, për të janë thjesht numra, pasi Valbona vijon të ngelet ikona e bukurisë shqiptare.


(ed.me/BalkanWeb)
