Igli Hasani do të jetë ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, i cili do të zëvendësojë Olta Xhaçkën. Ndryshimet i bëri publike kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS.

Po kush është Igli Hasani? Ai ka qenë Koordinator Ekonomiko-Ambiental i OSBE-së. Ky pozicion është më i larti i mbajtur ndonjëherë nga një shqiptar në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë.

Ndërsa më herët ka qenë ambasador i Republikës së Shqipërisë në Vjenë.

Igli Hasani drejtoi misionin e Shqipërisë në OSBE, nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe presidencën e rradhës së OSBE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb