Analisti Edvin Kulluri e ka cilësuar ndërhyrjen e mazhorancëz në Kodin Penal, si autokraci që rrezikon vendin të kthehet në vitet e kaosit, më 1991 dhe 1996.

I ftuar në emisionin “Studio 24”, Kulluri tha se Rama po e përdor Parlamentin, Kodin Penal për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe veten.

“Ka një papërthueshmëri e madhe. Sjellja e PS është autokratike. Unë jam shteti, ky gjykon gjyqtarët e GJK. I vetmi kokëbosh është ky që nuk kupton nga këto.Çfarë i ka thënë zoti Costa në Bruksel në darkën informale, e dini? Atë që i thanë pa hipur në avion akoma, që hiq imunitetin”, tha Kulluri.

Edvin Kulluri:  Ndryshimet në kodin e procedurës penale, do të miratohen 3 ditë para se të miratohet Kodi. E kupton çfarë bën ky, me kë tallet ky?

Ky zotëria po e përdor Parlamentin, Kodin Penal për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe veten. Thotë “L’état c’est moi”. Me këtë mendësi, përfundon në burg. Ose do të vazhdojmë në trasenë demokratike, ose do të kthehemi në vitin 1996. Ai arrin deri aty sa të gjykojë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kush është ky që i gjykon ata? Del dhe manipulon opinionin publik. Sot nuk pranon as pezullimin, jo më heqjen e imunitetit. Ikën në kokërr të burgut me këtë mendje që ka. Ky vend ose do të vendoset në trasenë demokratike ose do të kthehemi në 91 dhe 96. Ka një papërthueshmëri e madhe. Sjellja e PS është autokratike. Unë jam shteti, ky gjykon gjyqtarët e GJK. I vetmi kokëbosh është ky që nuk kupton nga këto.

Cfarë i ka thënë zoti Costa në Bruksel në darkën informale, e dini? Atë që i thanë pa hipur në avion akoma, që hiq imunitetin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb