TIRANE- Nga sot, Prefektja e re e Tiranës, është Suzana Jahollari. Ajo është e para femër kolonele në Shqipëri, si dhe së fundmi lektore në Akademinë e Mbrojtjes.

Në prezantimin e saj, së bashku me 11 prefektët e tjerë të vendit, kryeministri Rama tha se Suzna Jahollari, ka kryer disa kualifikime në Holandë dhe SHBA, si dhe është aktivizuar në forumet e NATO-s në lidhje me barazinë gjinore dhe të tjera.

Jahollari në një intervistë të mëparshme të sajën, ka treguar se gradën e lartë të Koloneles, e ka marrë shumë vështirësi. “Më është dashur të thyej mentalitete e tabu në shumë drejtime. Megjithatë, nuk e përfundova afatin ligjor të mbajtjes së kësaj grade për 4 vjet, por vetëm një vit e gjysmë. Punë shumë dhe studim. Çdo gjë realizohet me mund e sakrificë, mentalitetet ndryshojnë, tabutë thyhen. Duhet të konkurosh me vlerat e standartet që kërkon koha”, ka rrëfyer ajo.

Suzana, i ngjiti shkallët e karrierës ushtarake një nga një, nga më e ulta, ajo e zv/komandantes dhe komandantes së kompanisë, deri në drejtore në Ministri të Mbrojtjes dhe komandante.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb