Nuk kanë kaluar shumë muaj që kur këngëtari britanik Gavin Rossdale bëri publike lidhjen me të dashurën e tij shqiptare Xhoana Xheneti.

Megjithatë, media “Page Six” thotë se vëmendja ndaj bukuroshes shqiptare është rritur për shkak edhe të ngjashmërisë fizike të saj me ish-partneren e këngëtarit, Gwen Stefani, me të cilën ai ishte i martuar nga viti 2002 deri në 2016. Kur çifti u nda, u përfol se Rossdale e tradhtoi Stefani me dadon e fëmijëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kanë qenë fansat ata që kanë vënë re se si Stefani edhe bukuroshja me origjinë shqiptare mbajnë flokë të gjata bionde dhe zgjedhin buzëkuq me ngjyra të ndezura. Të dyja i mbajnë flokët në të njëjtin stil, por edhe kanë shije të ngjashme sa i përket stilit të veshjes. Nësoj si i dashuri i saj, edhe Xhoana është në industrinë e muzikës.

Këngëtarja u transferua në SHBA në vitin 1996 pasi prindërit e saj u divorcuan dhe nëna e saj fitoi lotarinë amerikane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb