Nëse dikush do të më përshkruante rolin e tij në këtë turbullinë e dramës së fundit që mbase Shekspiri mund ta quante “Madhështia dhe rënia e një kombi”, do të isha njeri më optimist. Dhe mbase më e lumtur se ata që dikur na mësoi historia e këtij vendi dhe se quheshin “çlirimtarë të vatanit”.
E kam fjalën për çlirimtarët e bujkrobërve. Një histori që më prek jo pak. Por në fakt, e ndjej veten pesimiste. Sepse nuk premtoj dot liri. Dhe kjo tingëllon ironike po aq qesharake, në vatanin sot. Sa një kronikë e vjetër osmane (do të thoja). Sepse më kujton se sa më shumë shkruhej at’kohë për barazi dhe fshatarët i kthyen të lirë duke ndërruar edhe Zot; aq më shumë më shtohet ritmi vështirësisë për atë që më bën të marr mbi supe të gjithë këtë aksion, mbi Shqipërinë e dikurshme dhe Shqipërinë e kësaj kohe.
Pesha e një vendimi, qenka si jeta e një të rrituri, ndërsa parashikonte krejt ndryshe përgjigjen e asaj që shikonte para 30-të vitesh: Kjo është të rritesh? Andaj, refuzoj sot bujarinë e përgjigjes si tek fëmija që kam humbur ashtu dhe tek kombi që nuk jemi më.
Mynxyrë apo sukses; ndajeni vetë, o vëllezër që nënshkruani “privilegjet e reja tregtare të dëbimit”. Çdo të thotë kjo? Që sa më shumë të dëbohemi, o vëllezërit e mi, aq më shumë ftohtë do të mësojmë të flasim. Por këtë nuk e dini. Megjithëse ka edhe nga ata të tjerë që nuk flasin as më fare, e, që më shumë se veshët, konstatoj s’e nuk merren as vesh kur duan ta bëjnë këtë të fundit për të mirën e Shqipërisë.
Natyrisht, mjerë ne që nuk njohëm kohërat dhe mjerë unë që vij andej-këndej me libra të Nolit vërdallë duke humbur përveç tyre, gjithë tufën e gazetave që mbaja me vete dhe bashkë me to; një dorë të mirë pendimesh që askush nuk i pa. Sepse shqiptarët më shumë se samarit, i bien gomarit. Dhe kjo më sjell në mend vetëm këtë frazë: “Dua një dhaskal, të më mësoj të them gënjeshtra”.
E dini kur ndodhi kjo? Pasi Noli, shkon në një birrari në Boston dhe pyet kamerierin nëse ka diçka që djeg ( something burning) dhe pasi ai i sjell birrë dhe whiskey; ky i fundit ia kthen:
– Po gjëkafshë që djeg dhe turbullon mendjen, nuk ke?
Kështu dhe puna me dhaskalin. Pasi vura në gojë fjalët e Poor Fool, në dramën King Lear të Shekspirit; mund të jem njeri më optimist, sepse nëse gjej një rol në gjithë këtë turbullinë e asaj që mund të ishte gjithçka; veçse kurrë një vepër, edhe mund ta titulloja “Madhështia dhe rënia e një kombi”.
Natyrisht të gjithë do të donin të dinin vetëm për mbretin. Dhe ai e ka ves gjithmonë ta lërë kombin jetim. Por kjo është një tjetër histori dhe mbase kjo është e fundit mynxyrë që shkruaj në lidhje me atë që mund të ishte një sukses për Shqipërinë.
