Në një ditëlindje jo si të tjerat, këngëtari Blero Muharremi ka zgjedhur të zbulojë pak më shumë për atë që ka tashmë në jetën e tij dhe që, nga sa duket, ia ka rikthyer përsëri lumturinë.

Kjo e shtunë e veçantë për këngëtarin e njohur është mbushur jo vetëm me urime për 47-vjetorin e tij të lindjes, nga të afërm, miq e kolegë, por edhe nga disa dhurata speciale, një pjesë prej të cilave ai i ka ndarë edhe me ndjekësit e tij virtualë.

Kush është vajza misterioze që fshihet pas dhuratave speciale

Prej kohësh, Blero ka ngacmuar rrjetin me sinjale të vogla që kanë lënë të kuptohet se ai tashmë është duke jetuar një romancë të re, por nuk ka dashur të japë më shumë detaje publike. Këngëtari nuk ka zbuluar as identitetin e vajzës që ka në krah, por mjafton të tregojë se ajo e bën të lumtur.

Kështu, në mesin e dhuratave, ai ka dashur të veçojë ato që i kanë ardhur nga partnerja duke i shprehur asaj dashurinë edhe publikisht: “Faleminderit që erdhe në jetën time” – shkruan ai së bashku me foton dhe shton se “ti je dhurata ime dashuri…”

Kush është vajza misterioze që fshihet pas dhuratave speciale

Çfarë mund të themi tjetër pas kësaj deklarate?

Presim që Blero të zbulojë me kë e ka kaluar ditëlindjen e 47-të…

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb