Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 u shpreh se kryeministri Edi Rama i di shumë mirë informacionet që i Arben Ahmetaj.
Gjithashtu theksoi se nëse nuk do të ishte arratisur do të ishte në burg dhe se nuk do të kishte folur. Po ashtu shtoi se do të ishte rasti si Erion Veliaj, ndërsa shtron pyetjen se “kush ia mbylli gojën Veliajt”.
“Ben Ahmetaj zyrtarisht është person në kërkim ndërkombëtar. Nëse nuk do kishte ikur sot do kishte tri vite në burg. Një fjalë tha për verën dhe u zhduk brenda natës…Do ishte atje dhe nuk do fliste do për asgjë. Flet më Lali Eri? Kush ia qepi gojën? Pra Ben Ahmetaj shyqyr që iku dhe po na jep ne këtë mundësi sepse ndryshe këto do ishin duke hedhur valle. Socialistët duhet të shpëtojnë partinë e tyre, të dalin dhe të denoncojnë atë që po ndodh. Korrupsioni po bëhet në kurriz të tyre. Rama e di shumë mirë se çfarë di Ahmetaj”, tha ai, duke shtuar: “Ia hoqi fishën transmetimit live që nuk ka ndodhur ndonjëherë. Çfarë ka ndodhur me gjithë këtë zhurmë. Një person që është i skeduar sepse ka pasur problematika, ne po i besojmë fondet. Nëpërmjet Rony, Rama po blen influencën e tij jashtë vendit. E ka humbur degën amerikane”. Në autoritetet e drejtësisë amerikane dosja është e plotë. Për shkak të një kallëzimi që është bërë këtu edhe nga opozita për çështjen Mc Gonigal SPAK është detyruar që ta referojë. Autoritete e drejtësisë amerikane se pari kanë në objektiv shtetasit amerikanë dhe ma pas qytetarë të tjerë. Dega amerikane që furnizonte Ramën është prerë dhe tani ka ngelur vetëm dega europiane. Aktualisht po bëhet njëlloj vettingu sidomos për sektorin informal. Më tepër problem do jetë për Ramën kjo. SPAK nuk e ka patur kurajon qoftë edhe ta thërrasë, sidomos për 21 Janarin”, tha ai.
