TIRANE- Altin Kocaqi, vëllai i historianes Elena Kocaqi që vdiq mesditën e sotme pas një agonie më shume se njëmujore në spital, pasi u plagos me thikë nga Marjan Levanti ish- kunati, ishte një studiues i njohur historisë së gjuhës shqipe.
Ai ishte pjesë e rregullt e emisioneve televizive dhe së fundi kishte botuar edhe librin e tij “Dokumente historik gjuhësore, vendi i shqipes në gjuhët europiane” si edhe i librit “Vëllazërimi ndërfetar në Maqedoni”.

Altin Kocaqi qëndroi më shumë se një muaj i shtruar në Spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të marra, por sot nuk mundi të rezistonte më, duke humbur betejën me vdekjen.
NGJARJA
Plagosja ndonjë mbrëmjen e 21 dhjetorit 2016 në zonën e Unazës së Re në Tiranë, kur Marjan Levanti ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes Elena Levanti dhe pasi është takuar me djalin 7-vjeçar, është fshehur poshtë një krevati në një prej dhomave të katit të dytë, me qëllim që të takonte ish-gruan dhe t’i kërkonte që të bashkoheshin sërish.
Në momentin kur Elena Levanti (Kocaqi) ka hyrë në shtëpi dhe ka parë dikë të fshehur poshtë krevatit ka bërtitur me të madhe duke kërkuar ndihmë pasi është trembur. Duke qenë se në katin e parë të vilës katër katëshe, banonin prindërit e gruas, ata kanë dalë dhe janë përballur me ish-dhëndrin.
Pasi iu ka kërkuar të ndërmjetësonin për t’i ribashkuar me Elenën dhe duke mos marrë miratimin e tyre, Marjan Levanti ka rrëmbyer një thikë, duke plagosur fillimisht ish-vjehrrin Ferit Kocaqi, ish-vjehrrën Qanie Kocaqi dhe ish-kunatin Altin Kocaqi.
Pas ngjarjes, Marjani u largua dhe u kap nga policia i fshehur në katin e sipërm të një pallati që po ndërtohej.
Ndërkohë për shkak se ka tentuar disa herë të vetëvritet, së fundmi, edhe ne qelitë e izolimit, Marjan Levanti do t’i nënshtrohet ekzaminimit psikik.
(ma.ar/BalkanWeb)
