Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në studion e emisionit  “Oponencë” në News24 ka folur në lidhje me hetimet e SPAK për ngjarjet e 21 janarit, duke u ndalur te episodi i syrit të nxirë të kreut të Gardës së asaj kohe, Ndrea Prendit.

Ngjela sugjeroi se Prendi mund të jetë goditur me grusht.

Sipas tij i vetmi person që mund ta bënte këtë ishte një pushtetar i lartë i kohës, ndërsa nuk përmendi emra.

“Veç një pushtetari të lartë askush nuk mund t’i binte me grusht kreut të Gardës asaj kohë, Ndrea Prendit. Flasim profesionalisht, ai është i armatosur dhe i pushtetshëm. Nëse unë i bie me grusht ai më qëllon ose më vret”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb