Dhimbja e kokës është një problem nga i cili vuajnë shumë persona dhe ndodh në çdo moment. Faktorët janë të shumtë, por dy janë më kryesorët të cilat po i rendisim më poshtë:

Dehidratimi
Nuk mund të nënvlerësohet rëndëia e barashpeshës së ujit për trupin dhe gjendjen e mirë shëndetësore. Dehidratimi nuk shfaqet vetëm me etje, por edhe me rritje të paaftësië për tu përqendruar. Edhe pse ka shumë studime që përcaktojnë sasinë e ujit për njeriun, secili person duhet t’i kuptojë nevojat e tij.

Mbipesha
Mbipesha nuk është problem që lidhet vetëm me pamjen e jashtme. Megjithatë, mbipesha është edhe shkaktar i zakonshëm i dhimbjes se kokes. Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë vuajnë nga dhimbja e kokes për 35 për qind më shumë nëse kanë kilogramë shtesë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: