TIRANE

Kanë kaluar më shumë se një muaj që nga nisja e “Big Brother VIP” dhe që në fillim të spektaklit banorët janë përballur me dinamika nga më të ndryshmet në shtëpi.

Së fundmi po përflitet se gjatë “Prime”-t të sotëm do të ketë tre hyrje të reja, njëri prej tyre është Bledi Mane i cili ka treguar disa herë se është kundër Luizit, duke e atakuar këngëtarin për jetën e tij jashtë lojës.

Banori i dytë që do i bashkohet shtëpisë më të famshme është vajza e Sabianit, Keisi Medini. Modelja është përfolur prej kohësh se do te jetë pjesë e spektaklit dhe tashmë lajmi është konfirmuar nga burimet pranë “Panorama Plus”. Kujtojmë se gjatë edicionit të parë, Sabiani bëri bujë të madhe në shtëpinë e “BBV” sidomos për miqësinë e tij të shumë komentuar me Ilir Shaqirin.

Ndërsa emri i tretë i cili thuhet se do të garojë për çmimin e madh është Alandy, bashkëshorti i Palomës e cila ishte konkurrente e edicionit të parë të “BBVIP”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: