Lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh gjatë fjalës në mbledhjen e Kryesisë së PD se protestat janë e vetmja rrugë për largimin e Ramës nga pushteti.
Ai iu përgjigj dhe zërave se Ramën mund ta largojnë partnerët ndërkombëtarë duke i cilësuar iluzione.
“Nëse ne presim që Edi Ramën do e marrin dosjet dhe krimi me vete, gabohemi. Ai do të keqpërdorë të gjithë pushtetin për tu mbrojtur. Nëse ne presim që ai të bëhet përgjegjës nga drejtësia amerikane, nuk jemi realistë pasi ky problem është i komplikuar. Por ata që duhet ti përvishen Edi Ramës duhet të jenë qytetarët. Janë 7 rezoluta që damkosën Ramën njësoj si Maduron”, tha Berisha.
Më tej, ai u shpreh se gjatë mbledhjes së Kryesisë do të përcaktohet dhe e protestës së ardhshme duke theksuar dhe njëherë se rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie, është kalimi në protestë të vazhdueshme.
Sali Berisha: Koha për protesta ka kaluar, duhet të përcaktojmë datën e protestës së ardhshme duke theksuar dhe njëherë se rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie, është kalimi në protestë të vazhdueshme.
Në vlerësimin tim, variantet e tjera janë iluzion. Nëse ne presim që Edi Ramën do e marrin dosjet dhe krimi me vete, gabohemi. Ai do të keqpërdorë të gjithë pushtetin për tu mbrojtur.
Nëse ne presim që ai të bëhet përgjegjës nga drejtësia amerikane, nuk jemi realistë pasi ky problem është i komplikuar. Por ata që duhet ti përvishen Edi Ramës duhet të jenë qytetarët. Janë 7 rezoluta që damkosën Ramën njësoj si Maduron,
Duhet që këto zhvillime pozitive, dhe partnerët tanë do të arrijnë në konkluzione të drejta për rrezikshmërinë e madhe që paraqet Edi Rama në pushtet.
Ngjarja e AKSHI-t, ndërmarrje shtetërore ku tenderat i dikton Linda e Surrelit me Lindën e AKSHI-t.
