Të paktën 14 gazetarë dhe punonjës të medias, përfshirë 13 anëtarë të organizatave ndërkombëtare të medias, u arrestuan në Karakas të hënën, sipas sindikatës që përfaqëson gazetarët venezuelianë. Trembëdhjetë nga të arrestuarit u liruan më vonë, njëri prej të cilëve u deportua.

Një gazetar mbeti në paraburgim të shërbimeve të inteligjencës, tha Unioni Kombëtar i Punonjësve të Shtypit (SNTP) në një postim në X.

Raportimi i pavarur brenda Venezuelës është rreptësisht i kufizuar dhe autoritetet kanë refuzuar vizat për gazetarët e huaj që të hyjnë në vend. Arrestimet vijnë tre ditë pas arrestimit te presidentit te rrezuar nga pushteti te Venezueles Nikolas Maduro dhe bashkeshortes se tij nga Shtetet e Bashkuara. Të dy po përballen me akuza të shumta penale në një gjykatë federale në Nju Jork.

Ndërkohë gjendja e jashtëzakonshme e vendosur nga qeveria venezueliane që nga sulmi i SHBA-së që rrëzoi Presidentin Nicolas Maduro urdhëron policinë që “të fillojë menjëherë kërkimin dhe kapjen e të gjithë atyre që janë të përfshirë në promovimin ose mbështetjen e sulmit të armatosur nga Shtetet e Bashkuara”, sipas një teksti të dekretit të publikuar të hënën.

Dekreti ka qenë në fuqi që nga e shtuna, por u publikua i plotë të hënën. Nuk është e qartë se si CIA rekrutoi burimin venezuelian i cili i informoi amerikanët për vendndodhjen e Maduros. Por ish-zyrtarët thanë se agjencia u ndihmua qartë nga shpërblimi prej 50 milionë dollarësh që qeveria amerikane ofroi për informacion që çoi në kapjen e Maduros, raportoi NYT.

Figurat e mbetura të regjimit të presidentit të rrëzuar janë të paprekura dhe tani po intensifikojnë goditjen e tyre ndaj çdo disidenti politik, raportojne mediat nderkomebetare.

Krahas një pranie të shtuar ushtarake dhe policore, milicitë e armatosura qytetare – me urdhër të qeverisë – thuhet se po kontrollojnë rrugët duke shtypur çdo festim të operacionit të SHBA-së.

Mbështetja publike për opozitën mund të çojë lehtësisht në arrestim. Shume njerez ne vend kanë frikë të dalin në rrugë ose të shprehin publikisht mbështetje ndaj SHBA-së, nga frika e pasojave të rënda.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb