Ekonomistja Romina Radoshniç, e ftuar në News 24 ka komentuar pasojat ekonomike të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, duke theksuar se Teherani ka pësuar dëmet më të mëdha.

Ajo u shpreh se lufta solli humbje për të dyja palët, por Irani ka humbur 6-9.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PPB), krahasuar me 2-3% të Izraelit.

Sipas saj, Irani është goditur rëndë edhe në aspektin e infrastrukturës ushtarake. Inflacioni dhe shpenzimet ushtarake kanë ndikuar në buxhetet e të dy vendeve. Radoshniç vuri në dukje se ndikimet ekonomike të luftës do të ndihen afatgjatë.

Romina Radoshniç, ekonomiste: Kur dy palë përfshihen në luftë, të dyja palët kanë humbje ekonomike. Nga konflikti 12-ditor, Izraeli ka humbur 2-3 përqind të PPB, ndërsa Irani ka humbje 6-9.9 përqind të PPB-së së vendit. Irani ka humbur shumë nga pikëpamja ekonomike. Teherani ka humbur nga ana e infrastrukturës ushtarake. Të dyja vendet kanë inflacion, që ndikojnë në buxhetet e të dy vendeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb