Irani ka kërkuar një armëpushim të garantuar si kusht për një përfundim përfundimtar të konfliktit, por këmbëngul se aktualisht nuk po zhvillohen negociata, bëri të ditur një burim i lartë iranian për Reuters.

Sipas këtij burimi, Iran kërkon që çdo marrëveshje të përfshijë garanci të qarta se armiqësitë nuk do të përsëriten. Një qëndrim i tillë është shprehur edhe nga presidenti i vendit, Masoud Pezeshkian, i cili ka folur për gatishmëri për armëpushim vetëm në kushte të caktuara dhe me “vullnet të nevojshëm” nga palët.

Deklaratat vijnë në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se Teherani kishte kërkuar armëpushim, duke shtuar se Irani duhet fillimisht të rihapë Strait of Hormuz. Megjithatë, autoritetet iraniane e kanë mohuar kategorikisht këtë pretendim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb