Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi iu premton punonjësve të bashkisë paga 10 mijë lekë më të larta.

Në një postim në “Facebook” Maliqi i bën apel administratës të mos tundet nga presionet dhe të votojë e lirë.

POSTIMI I PLOTË
Një hap pranë Bashkisë! Bashkia Kuçovë “Kantier Ndërtimi”! Të nderuar punonjës së Bashkisë, ju garantoj paga 100 mijë lekë më të larta, pasi i keni më të ulëtat se çdo Bashki tjetër. Ju garantoj kushte shumë më të mira pune dhe mbështetje të plotë duke ju rikthyer dinjitetin.

Mos u tundoni nga presionet dhe shpifjet e karriges së bërë pis me paaftësi, korrupsion dhe imoralitet, por qëndroni dinjitoz se nuk ju heq njeri nga puna.

Votoni të lirë kë të doni! Vota është e fshehtë. Nga puna do të ikin vetëm të paaftët dhe ata që po shantazhojnë dhe joshin banorët kundra së ardhmes së Kuçovës! Kuçova e Para! Së bashku do jemi në shërbim të banorëve. Zyra e Kryetarit do të zhvendoset në kat të parë në kontakt të drejtpërdrejtë me banorët dhe e hapur në çdo kohë. Nuk do të ketë polic para Bashkisë.

Bashkia i përket banorëve??. Së bashku do jemi në sherbim të tyre dhe ndryshimit të madh të menjëhershëm, që do ndodh në qytet dhe fshat, me investime kudo, duke i shërbyer çdo banori të majtë dhe të djathtë. Koha për vepra! ??

Lefter Maliqi
Lefter Maliqi

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb