Ekspert ligjor Eduard Halimi me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se gjykata Kushtetuese ka konstatuar shkeljen e Kushtetutës në zgjedhjet e vitit 2021 në lidhje me votën e emigrantëve, ndërsa është shprehur se ky është një lajm fantastik për “Diasporën Për Shqipërinë e Lirë”, dhe gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Sipas tij për të gjithë votuesit shqiptarë ky është një vendim drejtësie jo vetëm se dënoi zgjedhjet e kaluara si antikushtetuese, duke vërtetuar pretendimet e kërkuesve, por dhe një vendim dënues për qeverinë e djeshme, të sotme dhe të nesërme që kurrë më të mos përdorur pushtetin ekzekutiv duke ndaluar të drejtën e votës për interesin politik të çastit!

Postimi i plotë:

GJYKATA KUSHTETUESE KONSTATOM SHKELJEN E KUSHTETUTËS NË ZGJEDHJET E 2021!

Për “Diasporës Për Shqipërinë e Lirë”, dhe gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, ky është një lajm fantastik!

Për mua dhe ekipin tim që përgatitëm, asistuam dhe përfaqësuam në Gjykatën Kushtetuese çështjen, kjo është një fitore e jashtëzakonshme.

Për të gjithë votuesit shqiptarë ky është një vendim drejtësie jo vetëm se dënoi zgjedhjet e kaluara si antikushtetuese, duke vërtetuar pretendimet e kërkuesve, por dhe një vendim dënues për qeverinë e djeshme, të sotme dhe të neserme që kurrë më të mos përdorur pushtetin ekzekutiv duke ndaluar të drejtën e votës për interesin politik të çastit!

Faleminderit Florian Haçkës dhe “Diasporës Për Shqipërinë e Lirë” për besimin te skuadra jonë.

Urime për fitoren!

Urime ekipit dhe bashkëpunëtorëve të mi!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: