Pasi Kushtetuesja la në fuqi pezullimin nga funksionet publike të Belinda Ballukut, ka reaguar edhe Adritik Lapaj. Nëpërmjet një statusi na Facebook, ai shpreh se drejtësia tashmë duhet të shkojë te kryeministri Edi Rama.

Më tej thekson se qeveria nuk ka më legjitimitet moral pasi u kthye në zyrë avokatie për zv. kryeministren!

Reagimi:  

U provua nga Gjykata Kushtetuese se Këshilli i Ministrave dhe Edi Rama penguan drejtësinë me veprimet e tyre.

Drejtësia tashmë duhet të shkojë te Edi Rama!

Qeveria nuk ka më legjitimitet moral pasi u kthye në zyrë avokatie për Zv. Kryeministren!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: