Gjykata Kushtetuese vendosi të kalojë në seancë për shqyrtim ankimin e bërë nga këshilli i Ministrave, për çështjen “Balluku”.
Në një intervistë në “News24”, analisti Ben Andoni u shpreh se nuk e priste këtë vendim. Gjithashtu nënvizoi se beson se pas janarit do të ketë një tjetër vendim për Belinda Ballukun.
“Gjyqësori nuk është se po godet realisht. Nuk jam në gjendje të them se ato që kanë rrjedhur nga përgjimet janë të vërteta, por nëse janë të vërteta, çuditemt për qëndrimet. Vendimi i GjK për Ballukun nuk është aspak normal. Por do kemi shumë zhvillime deri në fund të janarit, pro në mendimin tim Balluku ka nisur dialogun e gjatë me drejtësisë, dhe besoj se njerëzit e drejtësisë do merren gjatë me të.
Zoti Rama është shprehur se ka një bllokim të disa marrëveshjeve dhe zonja Balluku përfaqëson disa institucione. Nga logjika që ka parashtruar Rama ka treguar se është personi zyrtar që merret me këto punë. Unë besoj që vetë zoti Rama pas kësaj date 22 janar do të marrë parasysh edhe qëndrime të tjera. Çështjen e zonjës Balluku thjesht i ka dhënë pak oksigjen. Besoj që do ketë një vendim që nuk do i lërë shumë hapësira zonjës Balluku. Zoti Rama e di më mirë se me zonjën Balluku nuk mund të vazhdojë, përballë pushtetit Rama nuk do t’ja dijë për gjëra të tjera…Zoti Rama duke ditur që Balluku kishte probleme me drejtësinë, ai nuk duhet ta emëronte në qeveri. Pra besoj më kuptoni ka marrë oksigjen për funksionalizimin e shtetit…Ekziston mundësia e zëvendësimit, por është bërë e vështirë sepse Gjykata Kushtetuese nuk arriti të tregohej unanime…GJKKO duhet të tregonte integritetin e saj”, tha më tej ai.
