Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD Sali Berisha për masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Juristi Franc Nuri deklaroi se vendimi i duket i çuditshëm.
Ai tha se vendimi i marrë nga GJK nuk është aspak serioz. Sipas tij, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, nëse në një moment janë larguar e kanë thënë se nuk japin një vendim, i bie që të kenë shpërdoruar detyrën.
Nuri theksoi se lideri demokrat Sali Berisha do ta çojë çështjen në Strasburg.
Franc Nuri, jurist: Vendimi është pak i çuditshëm. Vendimi u dha nga Gjykata Kushtetuese, por pa kuorum. Kërkesa e Sali Berishës u rrëzua. I bie që kanë qenë 4 gjyqtarë ose më pak. Unë e shoh situatën qesharake, nuk e shoh serioze. Gjykimi të ishte bërë me prezencën e palëve. Nëse anëtarët e Kushtetueses janë prezent në një vendim, nuk mund të thonë që unë tani do iki. Unë këtë gjë e konsideroj shpërdorim detyre.
Nuk mundet që të marrin pagat e larta e të mos bëjnë detyrën. GJK duhet të dalë me komunikatë për mediat. Çdo gjë bëhet e qëllimtë, që Berishëa mos të ketë akses në gjykatë, për të dëmtuar politikisht Berishën. Kjo çështje do shkojë në Strasburg. Këto janë shkelje të tjera ndaj liderit demokrat Sali Berisha.
(Balkanweb)