Gazetari, Ergys Gjencaj në studion e News24 tha se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit, mund të ketë vetëm shtyrje të procesit në Bashkinë e Tiranës.
Nga ana tjetër, Gjençaj tha se Gjykata Kushtetuese në seancën e 31 tetorit ka gjasa të refuzojë kërkesën e Veliajt i cili kërkon rrëzimin e vendimit të këshillit bashkiak që e shkarkoi dhe rikthimin në detyrë.
Ergys Gjençaj: PS është një motor elektoral. Edhe nëse PS do ta pranojë këtë vendimmrrje të Gjykatës Kushtetuese, mund të kemi vetëm një shtyrje në kohë. Këshilltarët e PS mund të nisin me ligjin për qeverisjen vendore. Në nenin 62 pika c, thotë që kryebashkiaku shkarkohet kur ka tre muaj pa u paraqitur në zyrë.
Vetë vendimi i qeverisë u mor dhe u ankimua nga Veliaj. Dhe ky vendim sot është vetëm për pezullimin. Gjykata Kushtetuese, pa dashur të bëj orakullin, do ta refuzojë kërkesën e Veliajt.
