Ish-zv/ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi është sot e ftuar në “Log.” në News24, ka folur në lidhje me vendimin e marrë sot nga Gjykata Kushtetuese për të rrëzuar shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj dhe rikthimin e tij në detyrë.

Ajo u shpreh se ky është një vendim që ka vendosur precedent në vendin tonë, ndërsa shpreson se do t’i hapen tashmë rrugë rrugën praktikave të mira në mbrojtje të pushtetit vendor.

“Vendim që ka sjellë një precedent të parë për vendin tonë. Nga pikëpamja administrative do të isha me minorancën, por është një çështje që ndahet në disa akte, politik, morali në demokraci dhe ai ligjor.

Kishte 2 përplasje për herë të parë, një rrugë që i hap rrugën shumë gjëra të tjera. Konfikti mes juridiksionit kushtetues dhe atij administrativ është bërë çështje që diskutohet që në 2012. Shpresojmë që të jetë një vendim që i hap rrugën praktikave të mira në mbrojtje të pushtetit vendor”, shprehet juristja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb