TIRANË – Nënkryetari demokrat i parlamentit të Shqipërisë Agron Gjekmarkaj tha sot në Konferencën e Kryetarëve se bashkëjetesa në institucione të tilla si ai i parlamentit është detyrë për të gjitha palët.

Siç mëson Balkanweb, Gjekmarkaj gjatë mbledhjes ka vënë theksin në faktin se rregullat janë të qarta në Kushtetutë dhe se zgjidhja për rikthimin në normalitet është pikërisht aty.

“Po nxitem nga fjalët që u perdorën ketu, normalitet dhe protestë që të shpreh dy mendime. Duhet të kujtojmë sot se demokracia shqiptare është bijë e protestes së studentëve kundër “normalitetit” të diktaturës. “Normaliteti”, sjell stanjacion i cili ka nevojë për shkundje. Nuk duhet të kemi aversion ndaj protestave. Ato janë gjithmonë emancipuese. Të tilla kanë bërë demokratët dhe socialistët në emër të standardeve, standarde këto që mbase nuk i kemi aty ku deshirojmë të jenë. Parlamenti dhe Kushtetuta nuk janë pronë e askujt, por e qytetarëve për t’u shërbyer atyre në aspiratat e tyre. Ato janë institucione që e kanë të detyrueshme bashkejetesen. Askush as nuk duhet as mund ti përvetësojë. Ne jemi pasionantë në mbrojtje të interesave tona partiake, duke notuar mes rregullave dhe hileve. Rregullat janë në kushtetutë, aty është edhe zgjidhja. Le të kapim momentin dhe t’i kthehemi arsyes, monopolin e se cilës s’e ka asnjë i vetëm si nocion e pasuri publike që është. Hilet pastaj, intensifikimi i tyre të çojnë drejt reagimeve! Protesta e këtyre muajve e opozitës është një dobi publike, ajo vendos një standard për të tejkaluar një tjetër. Secili duhet të mesojë prej saj ! Ajo lë trashëgimi për jetën politike”, deklaroi Gjekmarkaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb