Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se në lidhje me zgjedhjet lokale, PD do të sigurohet që kandidatët të jenë sa më përfaqësues.
“Do të bëjmë gjithçka të kemi kandidatët më përfaqësues. Theksoj se rruga e vetme për zgjedhje të lira e të ndershme është largimi i Ramës. Çdo iluzion se ai pranon zgjedhje të ndershme është mbështetje e hapur për diktaturën”, tha ai.
Ndërkohë Berisha foli edhe në lidhje em protestën që do të mbahet më 17 prill, ku tha se protesta do të jetë paqësore, edhe pse qytetarët do të preferonin të kundërtën.
“Ne nuk synojmë të marrim pushtet me dhunë. Protesta tona nuk kanë përmbysur qeverinë por kanë arritur diskriminimin më të madh të qeverisë, përfaqësuan shqiptarët me dinjitet kur lobistë rracistë anti-shqiptarë thanë se shqiptarët janë të pa ndjeshëm për vjedhjet e bëra. Jam i sigurt që protestuesit do të donin një tjetër skenar. Por jam i bindur që skenarët paqësor do të na bëjnë të arrijmë qëllimin tonë”, tha ai.
