Donald Trump ka hapur një faqe interneti ku të huajt mund të paraqesin emrin, vendin dhe emailin e tyre për t’u bashkuar me radhën për atë që ai e quan “Karta e Artë” — një rrugë e shpejtë për në SHBA për 5 milionë dollarë.
“Mijëra njerëz kanë telefonuar, duke pyetur se si të ndjekin rrugën e bukur për në vendin dhe tregun më të madh në botë. Quhet Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, deklaroi Trump.
