TIRANE
Edhe për këtë vit do të organizohet tradita e “Dyerve të Hapura” nga Kuvendi i Shqipërisë më datat 28 dhe 29 nëntor ku vizitorë vendas dhe të huaj do të shikojnë nga afër ambientet e Kuvendit.
Për vizitorët e Dyerve të Hapura do të shpërndahen falas çanta, t-shirt-e dhe stilolapsa me thirrje ndërgjegjësuese.
Ndërkohë salla e Seancave plenare do të presë vizitorë në datën 28 nëntor nga ora 10:00- 15:00 dhe në datën 29 nëntor në orarin 17:00-19:00.
(BalkanWeb)
