Akademiku Artan Fuga, ishte i ftuar përmes një lidhje “Skype”, në rubrikën “Opinion”, në “News 24”. Gjatë fjalë së tij, ai tha se formimi i Kuvendit të ri në shtator, është një situatë alarmante për qytetarët shqiptar, pasi do të gjenden pa praninë e institucioneve. Ndër të tjera, Fuga foli dhe për debatet në distancë si dhe gjuhën e përdorur nga presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Akademiku theksoi se tonet mes dy krerëve duhet të jenë më të zbutura, pasi krijimi i qeverisë së re, detyrimisht do të kalojë përmes presidentit Meta. Ai po ashtu foli dhe për rolin e ndërkombëtarëve, në rast se vendi do të përballet me një krizë politike pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Fuga citoi se e mbështet rolin e ndërkombëtarëve, por sipas tij, do të ishte më mirë që politika të kishte një mekanizëm vetërregullimi. Po ashtu, ai shtoi se në zgjedhjet e ardhshme, politika në tërësi, t’i ofrojë shqiptarëve zgjedhje të ndershme e të pakontestueshme.

“Nuk është shqetësim, por alarm, sepse sot lexoja ja dy jurist të cilët përpiqeshin ta zbusnin alarmit tim, duke thënë që është një datë sipas Kushtetutës. Jo. Nuk është e vërtetë, sepse njëherë të vijmë tek ideja, përmbajtja. Publiku, një pjesë me siguri nuk e ka lexuar shkrimin tim, por po e përmbledh me pak fjalë. Nëse zgjedhjet bëhem me 25 prill, maj, qershor, korrik, gusht, shtator, i bie që gjashtë muaj të jemi pa Kuvend, i cili e mbaron mandatin, shpërndahet dhe mblidhet vetëm për çështje e jashtëzakonshme. Kushdoqoftë qeveria, edhe sikur do të jetë ajo e zotit Rama, do të jetë disa muaj pa mandate. Ne kemi parimin kushtetues, që thotë sovraniteti i takon popullit. Ky parim është bazë, janë mbi ligjet strukturore të vendit, mbi VKM, e të tëra me radhë. Edhe njëherë e theksoj për rata që bëjnë si juristë, por vetëm jurist nuk janë. Ideja është që shkelet për 7 muaj rresht, një qeverisje pa mandate, më rëndë se kaq nuk ka ku shkon më”, tha Fuga.

Në fakt ju, në reagimin tuaj, siç thash më pas është bërë lajm, rikujtoni vitet e gjata që vendi ynë ka pa gjykata. Shtatori nga ana tjetër, konsiderohet si nisja e sezonit të ri politik?

Artan Fuga: Po është, por nuk është nisja e sezonit politik si ajo e nisjes së nxënësve të klasës së parë. Hajde janë korriku e gushti, sepse janë muaj të nxehtë, ka lodhje, justifikohet. Por nga prilli të shkohet në shtator, është shumë. Ka qenë më parë në shtator, sepse zgjedhjet bëheshin në qershor, shtyheshin, kishin parregullsi, etj. Unë kam frikën që ne sistemin gjyqësor e kemi me boshllëqe për shkaqe që dihen. Pushtetin lokal e kemi monist, për një arsye, apo arsye tjetër. Presidenti deklaron se nëse ndodh apo jo, unë do jap dorëheqjen. Vendin nuk do e kemi, qeverinë pa mandate. Më thuaj a nuk duhet t’i drejtohem klasës politike, me këtë gjë, ku është sovraniteti popullor. Në Shqipëria gjatë kësaj periudhe, deri në tetor instancat e shtetit do të jenë të zbërthyera plotësisht, do të na ndodhin të papritura e do të jemi të papërgatitur. Mund të ketë rrezik, që rezultati i zgjedhjeve, ne si qytetar, do të jemi një shtëpi pa çati e themele. Kjo nuk i ka ndodhur shqiptarit as kohës së studimit osman, gjithmonë kishte një kryeplak. Nëse ndodh kështu do të jemi për 7-8 muaj, këtë qytetari shqiptar nuk e meriton. Nuk fshihej për një deklaratë të dikujt, për komisionin Evropian dhe thotë kemi bërë përparime. Çfarë përparimesh kemi bërë, ku do të jemi disa muaj pa mandate. Unë jam një individ. Nëse qytetarët ma dëgjojnë zërin, kjo është një thirrje, alarm, për të mos shkuar në kufijtë e absurditetit. Kemi zgjedhjet me disa data zgjedhje, kemi një pushtet lokal në atë gjendje që i kemi. Në këtë situatë, do të kemi dhe këtë, e kjo deklarohet në një emision televiziv dhe nuk e kuptoj se çfarë bën opozita.

Përmendët më parë deklaratën e Metës, në “FrontLine”. Çfarë lloj fryme vini re në Shqipëri, kam parasysh këtu dhe gjuhën e përmendur nga Kreu u Shtetit dhe kryeministri i vendit?

Artan Fuga: Nuk dua të ul statusin tim për gjuhën e përdorur prej tyre. Ajo që dalloj unë përtej gjuhës, ne quajmë lokucionet, shprehjet, ka disa përtej asaj, shprehja përdoret si perde. Mua më vjen në një aspekt elokutiv dhe them çfarë pasqyron kjo lloj gjuhe. Ne po shkojmë drejt një pike, ku do të vijë një moment dhe nëse situate shkon kështu, në periudhën e fillimit të fushatës elektorale, Kuvendi aktual që është si gjysmëgjeli nuk do të ketë mandate. Kompetencat që mbesin për mua janë nga njëra anë kryeministri dhe nga ana tjetër presidenti. Ky konflikt, megjithëse roli i presidentit është zbehur, i bërë i barabartë me 15 akademikët pensionistë, mirëpo është problem. Një ndër ta është çështja e kufirit detar me Greqinë, qeveria nuk e zgjidh dot pa miratimin e presidentit. Janë koncesione me të huaj që kërkojnë po këtë gjë. Pas ditës së zgjedhjeve, forca që do të dali e para do të pretendojë të caktojë dhe kandidatin për kryeministër që do të shkojë tek presidenti dhe do të marrë mandatin. Ngjarjet që do të ndodhin do të jenë të koklavitura. Ka dhe opozitarë që mund të marrë një oqean me vota dhe nuk ka problem. Por edhe Rama, merr votat që pretendon dhe s’ka problem. Por ka dhe ngërçe ku nuk zgjidhet se kush do e formojë qeverinë dhe këtu roli i presidentit është i rëndësishëm,. Debati i ndjeshëm e nxori këtë gjë. Dihet që partia që drejton koalicionin, apo që del e para, paraqet kandidaturën për kryeministër, ndërkohë që këshilltari i presidentit thotë mos u nxitoni dhe kur të formohet kuvendi do të jeni sy më sy atje. Po luhet formula diskursive-politike. Në mungesë të kuvendit dhe një specifikë të caktuar mund të krijohet një përplasje dhe përplasja mund të jetë mes dy krerëve të dy forcave politike, që kërkojnë të jenë kryeministër. Nga ana tjetër mundet që midis forcës që pretendon të zë forcën e parë dhe ajo që jep mandatin mund të krijohen gjëra të koklavitura. Ka shumë rëndësi se si do të votohet, si do të lëvizin deputetët nga një krahë në tjetër. Kjo mund të ndodhë. Ne e dimë që 20 apo 30 deputetë që janë në parlament sot, e nisën karrierën duke iu nënshtruar kreut të PD, por sot kanë qëndrim tjetër. Patjetër kjo mund të ndodhi.

Ju thatë se situata mund të jetë e tensionuar, kush do e qetësonte situatën. Ndërkombëtarët, ai i shikoni si garant?

Artan Fuga: E para, a ka sistemi jonë politik mekanizmat e brendshëm të qetësisë së tij dhe të një vetërregullimi, kjo është çështja, për të njëqindën herë po manifestohet edhe në ’93, ‘94, ‘96, është vërtetuar që nuk i ka. kur më pyesni se do të jenë ndërkombëtarët, këtu kalohet në një nivel tjetër. Ka pasur në ‘97-ën që ndërhynë, ka pasur dhe raste të tjera kur kanë ndërhyrë aleatët, mund të ndodhi, por për ne si qytetarë nuk ndryshon asgjë, nëse ne e themi që do të jetë një ndershim nga jashtë. Unë kam shumë besim nga faktori i jashtëm, por nuk pati një rregullator për daljen nga Kuvendi të opozitës, nuk pati një rregullator, kur përgatiteshin zgjedhjet lokale, qershor 2019-ë. Nuk pati rregullator nga tensionet e dhunshme që u bënë. Të mos harrojmë që gjeopolitika dhe sistemi politik ndërkombëtarë nuk është ai i viteve ‘92-‘93 ku kishte një presion shumë të madh, ka forca që ndikojnë në nivele të kundërta. Përshembull kur kam dëgjuar zotin kryeministër që thotë se nëse Evropa nuk hap dyer për ne do të shkojmë drejt Lindjes. Kam besim tek ndërkombëtarët, por nuk ndryshon asgjë. Kemi një shtet që nuk mbahet në këmbë vetvetiu. Kjo nuk i ndodh, Rumanisë, Bullgarisë, Moldavisë, Maqedonisë së Veriut, nëse ndodh kjo a jemi ne në gjendje për të dalë para Evropës? Mendoj se jemi në këtë situatë të vështirë, ju e thatë më mirë se sa ju, e bëj thirrjen si qytetarë, bëj thirrje që duhet me e lënë qytetarin të votojë i qetë. Me marr premtimin që është vota dhe vetëm vota që të respektohet. Kjo nuk është referendum. Unë shikoj që elektorati është nën presion të jashtëzakonshëm që kanë nevojë të paktën t’i japë numërim të shpejt e të qetë të votave, votim të qetë, paraqitje platformash sepse duhet të themi që sipas të dhënave që kemi, ka një pjesë elektoratit që nuk don ta shohë politikën me sy, gjë që është shumë delikate dhe e rrezikshme. Nga të gjitha palët po paraqiten të njëjtat figura politike. Vetëm një njeri që është i hipnotizuar mund të pranojë që Kushtetuta ma jep të drejtën të jem sovrani, por le të rrimë, 7 muaj pa Kuvend dhe qeveri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb