Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, analizoi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në këtë qark.

Nën cilësinë e drejtuesit politik, Leskaj, mori të gjithë përgjegjësitë për rezultatin zhgënjyes.

Sipas Leskajt, PD, kishte objektiv të siguronte 5 mandate, 1 të sigurohej nga LSI dhe rezultati përfundimtar në Vlorë sipas tij shkonte baraz me PS.
Ndër të tjera, deputeti i zgjedhur, renditi të gjithë arsyet që dërguan në humbjen, ku përmendi, ndikimin e pushtetit, angazhimin e zbehtë të aleatëve dhe ndalimi i emigrantëve.

“Si drejtues politik i Qarkut të Vlorës, unë besoj se demokratët janë më shumë se anëtarët e PD dhe shqiptarët më shumë se demokratët. Më 25 prill, ne duhet të fitonim me çdo kusht. Por 25 prilli s’kishte lidhje me demokracisë, ajo ishte një masakër elektorale. Nisi që me prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit, ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimet kushtetuese. Atë ndryshim që nuk lejoi votën e lirë të qytetarëve të zgjedhin kandidatët e tyre. Gjatë zgjedhjeve ndodhi blerja masive e votave, me para kesh, por edhe me legalizime. Nuk rri pa përmendur vjedhjen e identitetit të 900 mijë votuesve. PS u votëbesua për një mandat të tretë. Gjithsesi, rezultati i deformuar i zgjedhjeve ka prodhuar një re4altitet tjetër.

Na detyron ne të shohim në sy, në luftën që duhet të bëjmë në të ardhmen. Qëndrimi i tanishëm duhet të jetë ai më i rëndësishmi. Çdo qëndrim tjetër është naivitet politik. Zgjedhjet janë vjedhur haptazi nga pushteti. Në Vlorë ne siguruam 4 mandate deputetësh. Duke u rritur me një mandat, por nuk morëm 5 mandate.

Fajtori kryesor për të mos arritur këtë objektiv jam unë. Njëherazi, në fillim të kësaj analize më lini të falenderoj qytetarët e Qarkut Vlorë, që na mbështetën. Fitimi i 5 mandateve të PD dhe 1 i LSI, do të arrihej. Vetëm përgjysmimi i elektoratit të LSI, bëri që PS të fitonte mandatin e 8-ë. Ndërkohë që PD pavarësisht rritjes së ndjeshme, s’e mori dot mandatin e 5. Nëse do të merrnim 3.200 vota më shumë, do të merrnim 5 mandate, e LSI 1.200 vota, siguronte një tjetër mandat, kështu rezultati bëhej 6 me 6. Me përjashtim të Selenicës që rritja e votave ishte më e ulëta, Vlora bashki dhe Saranda patën rritje. Qarku Vlorë, pati pjesëmarrje shumë të ulët, çka do të analizohet më tej. PD hyri në fushatë në pozita të pafavorshme. Drejtuesi politik erdhi në mes të muajit nëntor. Afrimi i intelektualeve të të gjitha fushave dhe shtresave kishte risi të madhe.

Denoncimi etnikisht të aferave të qeverisë në Vlorë, dhënia e portit me PPP, duke ngritur frymë pozitive te elektorati i Vlorës. Fushata elektorale e kundërshtarit tonë politik, kishte manipulimin, shantazhin. Disa investime në infrastrukturë, përdorimi i pandemisë, përdorimi i shantazhimit për të marrë votën. Punësimet që vërtetohet se kanë qenë të rrema, sot kanë përfunduar largimet nga puna të të gjithë të punësuarve elektoralë. Degët e PD, Selenicë, Himarë, nuk kthyen në favor frymën për ndryshim. Kjo duhet menaxhuar më mirë. Konstatoj se: Mospjesëmarrja në votim pati efektin negative më të madh. Arsyeja kryesore ishin mbyllja e kufijve me Greqinë. Numri i qytetarëve të larguar në emigracion. PD ka ruajtur elektoratin tradicional dhe ka rikuperuar vota të djathta. Nëse formula e shpërndarjes së mandateve nuk do të ishte ndryshuar do e kishim të sigurt një mandate më shumë. Pavarësisht fitore-vjedhjes së saj, PS ka rrjedhje nga elektorati i saj. PS ka 6 mijë vota më pak se 2017.

Ata kanë blerë vota të shumta, masive. PS ka rënë me mbi 6 mijë vota, po aq dhe LSI ndërsa PD ka rritje me 9 mijë vota. Investimet e qeverisë në Qarkun e Vlorës, që janë të BE-së, e jo të qeverisë, ata nuk u metarlialuzan në vota, rënia e elektoratit të PD e dëshmon këtë. Pjesëmarrja dhe imponimi me dhunë në shumë raste, solli rritje të PS, u denoncua nga PD, por deri këtu.

Shpallja e listës së PD, krijoi divergjenca. Kandidatët nga Tirana, patën efekt negativ në struktura. Angazhimi i forumeve që u ngritën, kishin efekt të madh, duke e bërë rolin e tyre vendimtar. Efekti kryesor i bordeve ishte sjellja e votuesve të rinj, për të mbështetur PD”, tha Leskaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb