Miratohet në Kuvend me 113 vota pro dhe 3 kundër, ngritja e komisionit të posaçëm parlamentar sa i përket Reformës Zgjedhore. Ndërsa për Reformën Territoriale, Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit me 115 vota pro dhe 3 kundër.

Miratimi u bë pas dakordësise mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Sa i përket përbërjes së komisioneve, do të ketë secila nga 16 anëtare.

Në komisionin e “Zgjedhores” 7 anëtarë do t’i përkasin Partisë Socialiste dhe 7 Partisë Demokratike. 2 anëtarë do të jenë nga partitë të cilat në zgjedhjet e 11 majit kanë fituar të paktën dy mandate, përkatësisht Partia Socialdemokrate dhe Partia Mundësia.

Ndërsa në komisionin e Territoriales PS do të ketë 8 deputetë, PD 6, ndërsa 1 përfaqësues do të jetë i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb