Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas rrëzimit nga Kuvendi të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
I pyetur nga News24 dhe BalkanWeb, Delegacioni i BE thekson rëndësinë e garantimit të kushteve që Prokuroria e Posaçme të kryejë në mënyrë efektive detyrën e saj, duke e lidhur këtë drejtpërdrejt me progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë. Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE. Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”, thuhet në reagim.
Delegacioni i BE nënvizon se krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për funksionimin e institucioneve të drejtësisë është një element kyç për avancimin e reformave.
Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK
Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.
Vendimi u mor gjatë seancës plenare të kësaj të enjte, ku deputetët e shumicës votuan kundër kërkesës së prokurorëve të posaçëm, ndërsa opozita e kundërshtoi këtë qëndrim duke e cilësuar si pengesë për drejtësinë nga ana e mazhorancës. 82 vota të mazhorancës ishin kundër kërkesës, ndërsa 47 nga radhët e opozitës shkuan në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme.
SPAK kërkonte heqjen e imunitetit parlamentar dhe autorizimin e arrestimit të Ballukut, në mënyrë që të vijonte procedurat hetimore pa cenuar prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve.
Vendimi ka sjellë reagime të shumta si brenda politikës ashtu edhe në raport me ndërkombëtarët. Delegacioni i BE, ambasada e Gjermanisë, ajo Britanike dhe e Holandës vazhdojnë të insistojnë se korrupsioni duhet të luftohet dhe se imuniteti parlamentar nuk duhet të bëhet pengesë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
Asnjë surprizë/ PS bëhet bllokadë për imunitetin e Ballukut, me forcën e kartonëve rrëzon në Kuvend kërkesën e SPAK për arrestimin (VIDEO)
-
PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut/ Ambasada holandeze: Mbështesim integrimin e Shqipërisë, por ndjekja penale efektive e korrupsionit, prioritet!
-
Rama nuk dorëzoi Ballukun, Ambasada gjermane: Ndjekja e korrupsionit në nivelet e larta, të zbatohet shpejt dhe pa pengesa
-
Deklaratat e ambasadave të huaja për “Ballukun”/ Rama nuk tërhiqet: Kuvendi me të drejtë refuzoi heqjen e lirisë së deputetes! Shoqata e molotovëve…
-
Media gjermane: Berlini kërkon që ministrat e dyshuar jo vetëm të shkarkohen, por edhe të hetohen siç duhet! Kusht për hyrjen në BE…
-
Mesazhi i Ambasadës Britanike para seancës për Ballukun: Imuniteti nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit
-
“Dirigjimi nga Rama”/ BIRN: Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit
-
PS ‘imunitet’ politik Ballukut, Tedi Blushi: Sot shpërthyen 82 bomba kundër Shqipërisë!
-
Mazhoranca nuk autorizoi SPAK për të arrestuar Ballukun, Boçi: Rama po pengon drejtësinë dhe po kërcënon prokurorinë!
-
PS votoi kundër arrestimit të Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare për të mbrojtur aleaten e tij, e përfshirë në skandale korrupsioni
-
Nga rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, te protesta e opozitës jashtë Kuvendit dhe deklarata e fortë e Ambasadës Gjermane, REL: Çfarë ndodhi sot në Tiranë
-
“Shteti në këmbë për Ballukun”/ Erald Kapri: 82 deputetë mbrojtën korrupsionin, bllokadë drejtësisë
-
“Mazhoranca i detyrohet bandave dhe krimit”/ Vokshi: Rama zgjodhi të mbrojë Ballukun, Parlamenti mburojë politike për qeverinë!
-
“Votuan kundër SPAK, i vendosën vijën e kuqe drejtësisë”/ Bardhi reagon sërish: Nga sot mazhoranca e Ramës kërcënim për integrimin! Korrupsioni i Ballukut…
-
PS mbrojti Ballukun/ Salianji: Rama i shpalli luftë SPAK. Nga sot fillimi i një përplasje të hapur të kryeministrit me drejtësinë!
-
PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut/ Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…
-
Berisha njofton protestën e radhës: Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. Të vazhdojmë kryengritjen paqësore gjer në fitore!
-
Kuvendi nuk dha autorizimin për arrestimin e Ballukut, si ‘rrodhën’ votat e PS, në ndihmë i erdhi PSD-ja
-
Tensione, bllokim foltoreje dhe refuzim i heqjes së imunitetit të Ballukut, mbyllet pas vetëm 1 orë e 30 min seanca në Kuvend
-
PS rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut/ Tensione në Kuvend, deputetë të opozitës bllokojnë Foltoren
-
“Të ndajmë politikën nga drejtësia!”/ Ulsi Manja: “Balluku” është kthyer në tribunal publik
-
Manja prezanton në Kuvend raportin e PS, Bardhi i kthehet nga FB: Je në konflikt interesi me dosjen ‘Balluku’. A e njeh Paulin Rajtan?
-
“S’kam lexuar kurrë një raport kaq të detajuar sa ai i opozitës, por…”, Manja kujton rastin ‘Berisha’: Ja pse PS është kundër heqjes së imunitetit të Ballukut!
-
VIDEO/ Protesta e opozitës para Kuvendit, qytetarët iu hedhin spraj efektivëve të policisë