ROMË – Kryeministrja italiane Georgia Meloni ka reaguar pas ratifikimit nga parlamenti i Shqipërisë të protokollit të marrëveshjes së emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meloni ka falënderuar kryeministrin Edi Rama. Ajo shprehet falënderuese edhe për popullin shqiptar, për bashkëpunimin dhe gatishmërinë.

Postimi i kryeministres italiane, Georgia Meloni:

Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Falenderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb