Deputeti i PD, Klevis Balliu në reagimin e tij publik, ka theksuar se prej kohësh opozita ka denoncuar se kjo qeveri ka vetëm një mision: të zhvatë qytetarët shqiptarë dhe të mbushë xhepat e pushtetarëve.
Sipas tij, prej kohësh është paralajmëruar se pushteti politik po përdoret si mburojë për të mbrojtur dhe legjitimuar abuzimet e qeverisë.
Balliu deklaroi se me vendimin e sotëm, të cilin e cilësoi si të paprecedentë, një parti politike ndërhyri për të penguar drejtësinë të ushtrojë funksionin e saj kushtetues.
‘Sot Rama tregoi fytyrën e vërtetë të pushtetit të tij: burg për qytetarët e zakonshëm dhe amnisti për Ramën dhe për ata që kanë abuzuar me besimin publik,’ u shpreh ai.
Në fund të reagimit të tij, Balliu falënderoi komunitetin ndërkombëtar, i cili sipas tij njëzëri dënoi atë që ai e cilësoi si një akt antikombëtar dhe kriminal, që cenon rëndë parimet e shtetit të së drejtës dhe vlerat perëndimore dhe euroatlantike.

Reagimi i deputetit, Klevis Balliu

Vendimi i Ramës sot është pasqyra më e pastër e pushtetit të tij.
Prej kohësh kemi denoncuar se kjo qeveri ka një mision të vetëm: të zhvatë qytetarët shqiptarë dhe të mbushë xhepat e pushtetarëve. Prej kohësh kemi theksuar se ky pushtet përdoret si mburojë politike për të mbrojtur dhe legjitimuar abuzimet e veta.
Sot, përmes një vendimi të paprecedentë, një parti politike ndërhyri për të penguar drejtësinë të ushtrojë funksionin e saj kushtetues.
Ky veprim ekspozon qartë fytyrën reale të këtij pushteti: burg për qytetarët e zakonshëm dhe amnisti për Ramën dhe për ata që kanë abuzuar me besimin publik.
Dua gjithashtu të shpreh mirënjohjen time për komunitetin ndërkombëtar, i cili sot, me një zë të unifikuar, dënoi këtë akt antikombëtar dhe kriminal një veprim që cenon rëndë parimet e shtetit të së drejtës dhe vlerat mbi të cilat ndërtohet familja perëndimore dhe euroatlantike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb