TIRANE– Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot kërkesën e deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për mbarimin e mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima. Raporti i këshillit të rregullores së Mandateve dhe Imuniteteve, u rrëzua me 29 vota pro dhe 68 vota kundër. Para hapjes së votimit, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka kërkuar që të jetë votimi i fshehtë, por kjo kërkesë është hedhur poshtë.
Edi Paloka: Do kërkoja që Parlamenti të votojë me votim të fshehtë, meqënëse bëhet fjalë për një emër të caktuar
Ilir Meta: Kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese për një çështje të ngjashme në të kaluarën, pavarësisht se sa te ndryshme mund të jenë, që vlerëson se mënyra si duhet votuar, mund të vendoset nga vetë deputetët sipas rastit duke iu referuar edhe praktikave të ngjashme. Më heret është votuar në mënyrë të hapur keshtu që, hapim votimin, një votim.
Në sallë ishin 96 deputetë të pranishëm, ndërsa vetëm 28 deputetë kanë votuar pro mbarimit të mandatit. Partia Demokratike e ka akuzuar deputetin Kokëdhima se ka përfituar fonde nga buxheti i shtetit gjatë kohës që ka qenë deputet. Për këtë çështje, në seancën e sotme parlamentare ka pasur replika dhe akuza të ndersjellta mes deputetit socialist dhe kolegëve të tij demokrat, sidomos nga ish-kryeministri Sali Berisha.
KUVENDI MIRATOI PR/LIGJIN PËR RRUGËN E ARBRIT
Ndërkohë kuvendi miratoi me 91 vota pr/ligjin ‘për ndërtimin me koncension të rrugës së Arbrit prej 26.94 kilometrave nga kompania kineze “China State Construction”. Për këtë projekt, sipas ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës do të ndiqen procedura të veçanta ndërsa kostot e projektit ende nuk dihen saktësisht.
Kuvendi ka nisur sot seancën plenare me raportin e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve lidhur me kërkesën e grupit parlamentar të PD-së, për mbarimin e mandatit të deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima.
Fillimisht ka marre fjalen deputetja e mazhorances Vasilika Hysi e cila ka prezantuar raportin e shumices per kete çështje. “Do prezantoj kërkesën e 1/10 së kolegëve të opozitës për të shpallur mbarimin e mandatit për deputetin Koço Kokëdhima. Kërkesa është shqyrtuar në Këshillin e Rregullores dhe nuk ram dakord për të pasur një raport të përbashkët.
Së pari dua të paraqes bazën ligjore. Shqyrtimi i kërkesës gjen rregullim në një sërë dispozitash; në Kushtetutë, në ligjin për parandalimin e interesave, në nenin 13 të rregullores. Kushtetuta thekson se deputeti nuk mund të ushtrojë asnjë detyrë shtetërore vetëm asaj të anëtarit të këshillit të ministrave.”- u shpreh Hysi.
Më tej Hysi theksoi se si konkluzion u arrit në përfundimin se kërkesa e 14 deputetëve të opozitës i takon seancës plenare që ta shqyrtojë. “Është kjo seancë plenare që do vendosë nëse kërkesa do dërgohet në Gjykatën e Kushtetuese. Meqë kërkesa plotëson kushtet formale i propozojmë shqyrtimin e saj. Anëtarët e mazhorancës kërkojmë që të rrëzohet kjo kërkesë sepse është cështje e zgjidhur me ligj dhe nuk është e nevojshme që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.”- u shpreh Hysi.
DISKUTOHET PR/LIGJI PËR RRUGËN E ARBRIT, BERISHA REPLIKA ME KOKËDHIMËN
Projektligji për ndërtimin e rrugës së Arbrit ka sjellë reagime të ashpra mes deputetit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, dhe atij socialist, Koço Kokëdhima. Mes dy deputetëve nuk kanë munguar akuzat drejtuar njëri-tjetrit. Sipas Berishës, qeveria aktuale e ndryshoi marrëveshjen për këtë rrugë, e cila vjen e dyta për nga rëndësia, siç ishte dhe autostrada Durrës-Morinë. Ish-kryeministri ka akuzuar mazhorancën se ka devijuar projektin, ndërsa theksoi se kostoja për ndërtimin e saj shkon deri në 1 miliard lekë. Sakaq, ai nuk ka kursyer dhe fjalët drejtuar deputetit të Qarkut të Vlorës, Kokëdhimës, duke e cilësuar atë si një frikacak dhe se ‘fshihet pas çitjaneve të kryeministrit Rama’. Ndërkohë, Koço Kokëdhima teksa ka replikuar me Berishën, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë shkelje dhe se nuk ka frikë nga askush. Më tej, Kokëdhima theksoi se projekti për ndërtimin e Rrugës së Arbrit u la përgjysmë nga qeveria e kaluar. Sipas Kokëdhimës, koha e Berishës përfundoi dhe se shqiptarët nuk i besojnë më historive të tij. Kokëdhima iu drejtua Berishës:’Shporru Sali, iku koha jote’.
AHMETAJ: KJO RRUGE KONKURON PAMUNDESINE E KORRIDORIT TE 8
Ora 15:00- Opozita deklaroi se kostoja e ndërtimit të rrugës është e lartë dhe se porcesi i përzgjedhjes së kompanisë nuk është transparente, por ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj theksoi se përpjekjet e qeverise shqiptare janë orientuar jo vetëm në kuadër të konektivitetit, por edhe kosto e ndërtimit të rrugës do të jetë më e ulët. Rruga e Arbërit, tha Ahmetaj, është rruga më fizibile, që konkurron pamundësinë e Korridorit të 8, i cili sot është kthyer në vështirësi që për 1 milion arsye gjeopolitike dhe jo financiare. “U takon vendimmarrësve shqiptarë të gjejnë një damar të dytë komunikimi me trevat shqiptare, apo për të lidhur Durrësin me Shkupin apo Sofjen në aspektin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të njerëzve. Është një alternativë e drejtpërdrejtë më e lirë e Korridorit të 8″, u shpreh Ahmetaj
Ndërsa, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, u shpreh se procesi për përzgjedhjen e kompanisë ishte transparent dhe se edhe diskutimit të termave final të kontratës do vijnë përsëri në Parlament për t’u diskutuar.
HAXHINASTO: FILLUAT PROJEKTIN NË 2007, NË 9 VJET NUK FINANCUAT AS 50%
Ora 14:15- Ministri Haxhinasto hodhi poshtë akuzat e bëra nga deputeti Sherefedin Shehu. Ai theksoi se në 9 vjet opozita e so0tme nuk financoi as 50% të rrugës. “E mendova shumë herë të reagoja mbas kësaj fjale. Është fatkeqësi kur aparati i mendimit analizës dhe paraqitjes së fakteve është i bazuar mbi mashtrimin, gënjeshtrën, komplotin, dhe asnjëherë në sensin që këtu kemi një vepër kombëtare që i shërben të gjithëve. U tha që kjo rrugë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga kjo qeveri. Një gënjeshtër e pastër. Shihni sa milionë janë hedhur këto dy vjet për këtë rrugë.
Thoni që po vonohet projekti. Keni filluar në 2007 u bën 9 vjet dhe nuk u financua as 50% e rrugës. Flisni për vonesë ju nuk keni mbaruar akoma projektin. Të bëj unë për dy vjet atë që ti s’ke bërë për dy mandate.”- u shpreh Haxhinasto.
SHEREFEDIN SHEHU: PO FSHIHET KREDIA E MARRË
Ora 14:10-Deputeti i PD-së Sherefedin Shehu akuzon qeverinë se po fsheh huanë e marrë për realizimin e Rrugës së Arbrit. Ai theksoi se për mirëmbajtjen do të paguhen 30 milionë euro në vit. Sipas Shehut kryenegociatori është deputeti Koço Kokëdhima. “Ne do e miratojmë projektin merreni huanë dhe ndërtojeni brenda një viti por do mbani përgjegjësi një ditë për kreditë e fshehura.”- u shpreh Shehu.
BERISHA-KOKËDHIMËS: JE FRICAKAC, FSHIHESH PAS ÇITJANEVE TË RAMËS
Ora 13:57-Nga foltorja e Kuvendit, deputetit i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë e PS-së për ndryshimin e projektit për rrugën e Arbrit. Më tej, Berisha lëshoi një lumë akuzash ndaj deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima, duke e cilësuar atë si frikacak dhe se fshihet pas mikut të tij, Rama. “Mashtrime ordinere. Kontrata që kur ka ardhur në fillim ka qenë pa garanci sovrane. As ka pasur skadim, apo mosskadim. Ka qenë kredi e butë, me të gjithë interesat. Ka qenë e detyruar të kompensohet për trafikun e munguar. Sa i takon diskutimit të burracakut dhe frikacakut dhe futët këtu apo fshihet pas çitjaneve të Ramës. Por e kuptoj si mjek. Nëse gjen një metër katrorë nga Rrogozhina e Konispol timen apo të fëmijëve të mi, ta gëzosh, pasi nuk do gjesh. Thuaj këtu para parlamentit se kur do shkosh në gjykatë. Ti e personalizon këtë vend. Por lidhjet e tua me sivllaun tënd Rama, i dimë tashmë. Nuk harrohen”, -tha Berisha.
Më tej ai shtoi se: “Sot parlamenti voton një nga projektet për të cilat qeveria e PD dhe koalicioneve punoi me përkushtimin më të madh, ndërtoi më shumë se gjysmën e saj. Por mbeti pjesë më e vështirë e Qafë-Murrizit për t’u ndërtuar. Vlerësoj kontratën që jua lamë në trashëgimi. Ndërtimi i kuaj rruge ka një fizibilitet të madh. Keqardhja është se nuk është në katër korsi, për mbi bazën e trafikut, do bëhet me 4. Si rrugë, Rruga e Arbrit është segmenti më i shkurtës që bashkon Tiranën-Peshkopi- Shkup, duke e zvogëluar 1-4 km distancën mes dy kryeqyteteve. Kostoja e saj është jashtëzakonisht e madhe, rreth në 1 miliard. Unë jam gati ta votojë. Duke e thënë këtë, ne jemi serioz, dhe nuk fshehim asgjë. Këtu biem dakord që ta ndërtojmë atë. Duhet ndërtuar, pasi është rruga e dytë e Kombit, me efekte jashtëzakonisht pozitive. Zoti Ristani, në replikë me Kokëdhimën i kujton atij një fjalë të gjyqit të vetë: ‘Biro mos merr dhe jep tek Kokëdhimat’. Në regjistrin e Jorgo Zografit, Kokëdhimat janë në krye të listës. Regjistri i Zografit ishte regjistri i antishqiptarëve. E dinë të gjithë. Kjo është ditë e zëzë për parlamentin, pasi të triumfojë Koço. Kushtetuta bën fjalë vetëm për përfitim. Kushtetuta bën fjalë në mënyrë taksative dhe është e qartë si kristali. Pastaj bëhet Ungjilli sipas Koços, del si versioni i Karl Marksit. Koço, ik në gjykatë dhe zbato vendimin. Ti ke frikë nga hija jote, ndaj mos e koçizo parlamentin. Shko në Gjykatë Kushtetuese dhe fito të gjitha. Dhe nëse e fiton ke të drejtë 24 orë kundër Sali Berishës. Në këtë mënyrë është më e ndershme të sjellë Argon Canen në parlament.”, -tha Berisha.
KOKËDHIMA-BERISHËS: HISTORITË E TUA PËRFUNDUAN, NË 21 QERSHOR DO TË MUND 5-0
Ora 13:51-I ashpër ka qenë reagimi i deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima ndaj deputetit të PD-së, Sali Berisha. Kokëdhima, nga foltorja e Kuvendit ka pohuar se ‘Shporru Sali, koha jote mbaroi”. Duke u ndalur tek Rruga e Arbit, deputeti i PS-së theksoi se PD-ja abuzoi me kredinë. “Rruga e Arbrit është një rrugë e nisur para 23 qershorit të 2013-ës. Kjo rrugë ishte e kontraktuar dhe e lënë në mes, siç kishte braktisur shumë punë qeveria e kaluar. Ne e gjetëm procesin e kësaj marrëveshje të hapur dhe dua të kujtojë këtu se marrëveshja që po negocionte qeveria e kaluar ishte me kushte më të disfavorshme. Në studimin e fizibilitetit, mbi të cilin ishin hapur negociatat nga PD-ja, huaja parashikohej 9.5 për qind. Ti (Berishës) nuk e ke problem të gënjesh. Qeveria jonë negocioi me kushte të favorshme, duke kalkuluar interesa të tjerë. Qeveria jonë, e zhvilloi këtë negociatë në një moment kur Shqipëria e kishte humbur garancinë sovrane. Dhe ndaj, qeveria jonë ishte e detyruar të kërkonte rrugë të tjera, siç ishte një marrëveshje e tillë. Se si e ke qeverisur vendin ti, këtë e dinë të gjithë shqiptarët. I more shtetit shqiptar 10 mijë hektarë tokë në Vlorë, për fëmijët tuaj. Unë punova, ju ishit ata që e pretë dhe e tradhtuar vendin. i dhe shqiptarëve këtë varfëri, situatë kritike. Unë të them se historitë e tua kanë përfunduar, ti je ai që flet për dekliminalizimin. Por duke pasur në qafë tërë ato akuza, ato vrasje që kreve, në 97, në 21 janar, pasi je thjesht një frikacak. Të them se koha jote ka mbaruar dhe kurrë nuk kthehesh më në pushtet. Së fundmi, nga një penxhere më nxjerr dhëndrin, nga një tjetër fëmijët. Ndaj unë jam këtu dhe skam frikë. Unë kam bërë biznes dhe i gëzojë ato hapur dhe s’jam si ty që i fsheh. Nuk ju marr dorën se ku shkoj unë, pasi mu a më ka zgjedhur populli. 5-0 do jeni në 21 qershor.”, -tha Kokëdhima.
DISKUTOHET PR. LIGJI, HEQJA E FONDIT PYJOR NE ZONEN E HEC-EVE
SHALSI: LIGJI I ENERGJISË NUK ËSHTË PËRGATITUR NGA JU
Ora 11:20- Deputeti Eduard Shalsi hodhi poshtë pretendimet e Berishës se qeveria po diskuton ligje të hartuara nga opozita. Ai theksoi se mazhoranca është dakord në parim me ndërtimin e “Rrugës së Kombit” por nuk është dakord me kostot e saj. “Ligji i energjisë nuk ka qenë i përgatitur nga ju. është diskutuar nga ju por është bërë nga kjo qeveri. Nuk ka thënë njeri që keni bërë gabim që keni ndërtuar Rrugën e Kombit keni bërë shumë mirë. Ne problemin e kemi me kostot. Siç ua thash me HEC-et edhe me Rrugën e Kombit nuk kemi kundërshtim në parim, kemi kundërshtim me kostot e fryra. Jeni një model se si nuk duhet të ndiqeni.”- u shpreh Shalsi.
BUMÇI: JENI QEVERI E PAAFTË. APEL MIRDITORËVE TË SHOHIN SE CKENI BËRË
Ora13:10- Deputeti Aldo Bumçi u bëri apel votuesve në Mirditë që të shohin se çfarë u ka ofruar kjo qeveri. Ai theksoi se megjithëse qeveria e kaluar ndërtoi “Rrugën e Kombit”, i humbi zgjedhjet në Mirditë. Sipas Bumçit kjo qeveri nuk ka bërë asnjë gjë për atë zonë. “Qytetarët panë Rrugën e Kombit. Çfarë kanë parë nga qeveria juaj? Asnjë gjë, sepse qeveria është e paaftë. Investuam 250 milionë euro por humbëm në Mirditë. Ky kryeministër i paaftë mendon çfarë vlere ka të punosh në atë vend. Jepi propagandën e përditshme. U rikthehem mirditorëve çfarë kanë parë nga kjo qeveri? Kjo është situata në të gjithë Shqipërinë.”- u shpreh Bumçi.
META: RRUGET QE JANE ME TUNELE i TAKOJNE DOKTORIT
Meta: Të lutem zoti Beqaj duhet të biem dakord çfarë janë rrugë me tunele do i takojnë doktorit.
BERISHA: PO FLISNI PËR LIGJET E QEVERISË SIME, SILLNI PROJEKTET TUAJA
Ora13:00- Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë se po diskuton në Kuvend ligje të hartuara nga opozita gjatë kohës që ishte në qeverisje. Teksa diskutohej Pr. ligji, heqja e fondit pyjor në zonën e HEC-eve Berisha kërkoi që qeveria të sjellë projektet dhe ligjet e veta. “ Çdo ditë këtu në Parlament unë rrethohem me veten time. Ju qeshni por kjo është e vërtetë. Këtu flitet për projektin e qeverisë sime. Del na mban leksion për ligjin e javës së ardhshme të përgatitur nga qeveria ime. Kur do sillni gjysmë projekti tuajin. Mblidhni dhe punoni tre muaj me to, evitoni ato dhe filloni me tuajat. Kur do sillni ligjet tuaja, kur do sillni projektet tuaja? Kur do u jepni shqiptarëve platformën, vetëm me lumenj fjalësh. Keni “Rrugën e Arbrit”, e keni shtyrë dy vjet. E kam lënë të gatshme unë atë. E bëni për të bindur shqiptarët se është e juaja. Nuk është e juaja ajo ”- u shpreh Berisha.
BUMÇI: SEKTORI ENERGJETIK, ANULUAT 16 KONTRATA KONCENSIONARE
Ora 12:45- Në këto vite qeverisje nga PS-ja, janë anuluar 16 kontrata koncensionare në sektorin e energjetikës. Kështu deklaroi deputeti i PD-së, Aldo Bumçi. Nga foltorja e Kuvendit, Bumçi akuzoi mazhorancën se ka nuk ka bërë asnjë investim në këtë sektor, në këto dy vite qeverisje.
“Keni anuluar 16 kontrata koncensionare, dhe nuk kemi bërë asnjë të re. Vetëm në Qafë Mollë janë 250 milionë euro investime. Por ju çfarë keni bërë në këto vite? Keni rritur çmimin e energjisë. 30 për qind të fushës së energjisë i furnizon sipërmarrësit privatë. Qeveria e re goditi investimet me energji, duke i quajtur ato investime korruptive. Me këto hidrocentrale krijohet mundësia e punësimeve. Një nga sektorët e rëndësishëm në vend është në krizë të madhe. Kjo është një qeveri e paaftë. Nuk janë shlyer detyrimet ndaj sipërmarrësve privat. Ky sektor është vendosur në presion të madh, për arsye që tu merren licenstat. Kjo klimë ka krijuar një zhgënjim të thellë tek këta sipërmarrës. Një qeveri që ka ardhur duke ofruar rilindje, por po sjellë rrënimin e vendit. Ky është rezultati i vërtetë i kësaj qeverie të paaftë, që duhet të largohet sa më parë.”, -tha Bumçi.
DEBATE PËR VOTIMIN E KËRKESËS SË PD, META: NUK KA KUORUM. PALOKA: DUHET TË VOTOHET NË FILLIM
Ora 11:55-Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu I grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka kanë debatuar lidhur me kohen se kur duhet të kalonte në votim kërkesa e opozitës për deputetin Koço Kokëdhima. Pas prezantimit të dy raporteve Meta u shpreh se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të zhvilluar votimin. Ndërsa Paloka ka kërkuar që votimi të bëhej në fillim.
Meta: Nuk ka kuorum, kështu që votimi shtyhet për më vonë.
Edi Paloka: E keni detyrim ta bëni votimin tani. Në sallë është kuorumi, mungojnë vetëm deputetët e mazhorancës. Zbatoni rregulloren dhe hidheni në votim.
Ruçi: Kemi të bëjmë me kërkesë normale proceduriale, ndaj duhet të votohet në fund si gjithë projektligjet e tjera. Nuk jemi në kushtet e zbatimit të nenit të rregullores.
KOKËDHIMA-RISTANIT: NË KËSHILLIN E MANDATEVE ISHE I DEHUR. JE BORI E SALIUT
Ora 11:25-Shqyrtimi i kërkesës së opozitës për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima ka ngjallur replika mes deputetit dhe opozitës në Kuvend. Deputeti Koço Kokëdhima akuzoi deputetin Arben Ristani se në Mbledhjen e Këshillit të Rregullores ishte i dehur. Ai e cilësoi rRistanin si bori të zgjedhur nga Sali Berisha.
“Dëshiroj të shpreh pakënaqësinë time për zotin Ristani i cili u zgjodh të përdoeret nga Saliu në këtë seancë kundër meje. Ristani është nip në fshatin tim por gjyshi i ristanit ishte Pllatulla. Pllatulla ishte kushëri i parë me gjyshin tim e kishte bërë Baxhia motra e Mitros. Dhe mund të kishte zgjedhur Saliu një bori tjetër për ta përdorur kundër meje. Kam një këshillë për ty Ristan se të ndoqa me vënendnjenë komisionin mandateve. Ishe i dehur, ishe bër dhogë dhe kjo të tuerpëron tre hertë një herë si anëtar i këshillit, si kushëri i imi dhe si deputet i opoziëtës.”- u shpreh Kokëdhima.
Më tej ai e akuzoi deputetin Ristani se ka shkelur ligjin gjatë kohës që ishte kryetar i KQZ-së dhe vazhdonte të merrte rrogën si zëvendësministër. “ Ke shkelur ligjin dhe ke vepruar në papajtueshmëri me ligjin kur ke marrë rrogën si zëvendës ministër duke qenë Kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve. Dua ti drejtohem zgjedhësve të mirë dhe tu kërkoj ndjesë që jam i detyruar të flas për veten time dhe tu marr kohë për të dëgjuar çështje që lidhen me punën dhe aktivitetin tim. Saliu me të vetët përpiqet të bëj pis figurën time. Ka mobilizuar edhe familjen e tij dhëndrin dhe fëmijët që të bëjnë pis portretin tim me shpifjet.”- u shpreh Kokëdhima.Më tej Kokëdhima theksoi se nuk ka pasur asnjë rast kur ai ka shlekur ligjin dhe detyrën që mban. Sipas tij, kjo është një luftë nga profanët e Sali Berishës.
Nga ana tjetër, deputeti i PS-së deklaroi e nuk kanë qënë 150 kontrata, të cilat i përmendi deputeti i PD-së, Ristani, por vetëm 11 kontrata, të cilat janë lidhur para se ai të merrte mandatin e deputetit.
“Doja ti referoheshe kushteve të papajtueshmërisë. Po e nis nga pika tre. Unë ju them se Abissnet është një kompani që zotëron 11 për qind të tregut, dhe asnjë përqindje më shumë. Nuk ka qenë asnjëherë e tillë, e as sot. Në këto rrethana, të zotërosh aksione në këtë kompani, nuk do të htotë se je në kushte të papajtueshmërisë. Deputet të opozitës përpiqen të bindin opozionin se unë kam shkelur ligjin. Ristani thotë se të jesh aksioner, do të thotë të jesh drejtues i një kompanie. Disa deputet të janë aksioner, ish deputeti Halim Kosova, Sadri Abazi, Dashamir Tahiri, Fatmir Toçi, Paulin Stërkaj, Astrit Veliaj, pasi sipas Ristanit ju po shkelni ligjin. Të jesh aksioner nuk është një gjë e ndaluar dhe nuk është shkelje dhe nuk do të thotë se je në gjendje të papajtueshmërisë. Nuk do të thotë se po abuzon me pushtetin, siç kanë bërë shumë nga oborri i Saliut dhe vetë ai. Janë 11 kontrata të cilat kanë paraqitur zotërinjtë e opozitës si shkelje. 11 kontrata, të cilat, janë nënshkruar të gjitha para datës që unë të shpallem deputet. Këto kontrata nuk i përmendim, por thonë se janë 150 raste. Një kontratë është lidhur më datën 1/01/2013 me bnashkinë e Elbasanit për internet, pastaj një kontratë telefonie, po me Elbasanin. E janarit të 2013-ës. Një tjetër kontratë me Avokatin e Popullit në janar 2013. Një tjetër me komunën e Petrelës, në janar 2013 apo dhe një kontratë me komunë e Rrushbullit, më shkurt 2013. dua ti kujtoj Ristanit dhe një gjë. Mbledhja e Kolegjit për të shpallur deputetët ka nisur në datën 2 gusht 2013. edhe kjo kontratë që solle këtu, është nënshkruar një ditë para se të shpallesha unë deputet. Totali i këtyre kontratave është 196 mijë lekë. Të ardhurat nga këto kontrata deri tani kanë qenë 7 mijë euro. Mandati im është shpallur më datën 2 gusht, dhe unë nuk kam marrë pjesë më në asnjë prokurim publik.”, -tha Kokëdhima. Më tej, ai shtoi se nuk ka qenë në asnjë rast në kundërshtim me ligjin. Nga foltorja e Kuvendit, Kokëdhima deklaroi se në zgjedhjet e 21 qershorit PD do dal e humbur, duke përmendur kështu rastin e jugut.
“Nuk kam qenë në asnjë sekondë të vetme në kundërshtim me ligjin. E kisha paralajmëruar Saliun, se ata profanët e tu do të fusin në qorrsokak. Ju e lexoni zotëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por lexoni vetëm gjysmën e gjësë. Kështu bëri dhe Ristani. Siç ju kemi shpartalluar kudo, dhe në zonën e jugut, nuk do bëheni kurrë 20 për qind. Keni qenë një flamë, dhe aq më tepër për jugun e vendit. E vodhët dhe e plaçkitët, ndaj do kemi betejën e radhës. Do dilni 5-0 dhe do e shporrim atë ndjesinë që i vutë vendin dhe në përgjithësi në jug të vendit.”, -përfundoi deputeti i PS-së.
RISTANI: KOKËDHIMA KA PËRFITUAR 150 KONTRATA GJATË MANDATIT TË DEPUTETIT
Ora: 11:13 –Deputeti i PD¬-së, Arben Ristani nga foltorja e Kuvendit publikoi disa fakte, duke kërkuar kështu heqjen e mandatit për deputetin e PS-së Koço Kokëdhima. Ristani u shpreh se Kokëdhima ka përfituar kontrata në 150 raste gjatë kohës kur ka pasur edhe mandatin e deputetit. Sipas tij megjithëse maxhoranca do ta bllokojë heqjen e mandatit, Partia Demokratike do ti drejtohet vetë Gjykatës Kushtetuese. Deputeti i PD, Arben Ristani sot ne Kuvend “Ky është rasti i parë që të mos i hiqet mandati një deputeti që ka shkelur kushtetutën. Në gusht 2014 janë bërë publike fakte se Kokëdhima ka ushtruar mandatin e deputetit në kundërshtim me Kushtetutën duke marrë fonde nga buxheti i shtetit për të paktën 150 herë. Opozita bën me dije se është e vendosur të ndjekë të gjitha rrugët e mundshme ligjore për ta paraqitur çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Nuk është e mundur në asnjë rast që thjesht miqësia me Edi Ramën të shpëtojë superdeputetin në raport me ligjin”, tha Ristani. Sipas tij “rasti i deputetit Koco Kokëdhima është më i rëndë se rasti i Ilir Beqës pasi janë me dhjetra raste të shkeljes së Kushtetutës. Shprehim bindjen se Gjykata Kushtetuese do shprehet për këtë çështje për shkak se dhunimi i Kushtetutës në këtë rast është flagrant.
Më tej Ristani theksoi se “Janë 150 raste kur paratë kanë dal nga thesari i shtetit dhe kanë hyrë në xhepin e Kokëdhimës. Nëse deputeti përveç pagës që merr si i tillë, merr dhe të ardhura të tjera nga buxheti i shtetit, atëherë cënohet ligji. Kushdo funksionar publik duhet të ushtrojë me detyrën e tij, në të kundërt mbart natyrshëm dyshime nga publiku. Kushtetuta nuk flet as për momentin e lidhjes së kontratës. Nga shqyrtimi i provave të sjella, rezulton se në digën kur ka marrë mandatin e deputetit Koço Kokëdhima ka bërë një marrëveshje me komunën Rrushbull. Mjafton ky fakt, dhe shihet që deputeti ushtron funksion jashtë kushtetutës. Sipas konstatimeve të Gjykatës Kushtetuese, deputeti duhet të merrte të gjitha masat për mos të marrë veprimtari të tilla. Ndërkohë, në këtë rast Kokëdhima, në 29 korrik të 2013-ës ka qenë në pritje për zyrtarizmin e tij, ka marr pjesë në një tender publik. E me pas ka nënshkruar kontratë për miratimin e marrëveshjes me kompaninë e tij. Pasuria e krijuar është padyshim pasuri e pronarit të saj, pasi nuk ndahet pasuria. Sipas kushtetueses, deputetët nuk duhet të ushtrojnë asnjë detyrë tjetër, siç është ajo e funksionarit, dhe jo për raste kur ka papajtueshmëri. Madje, deputeti nuk duhet të jetë drejtues në një kompani.”.
Ristani bëri me dije nga ana tjetër, se opozita disponon faktet, të cilat do i depozitohen Gjykatës Kushtetuese. “Pavarësisht vendimit të Ramës, metës apo oborrit të tyre, kjo çështje do paraqitet në gjykatë nga ana jonë. Është detyra jonë kjo. Po shkatërroni parimin kryesor, duke i ndarë qytetarët në ata që i nënshtrohen ligjit dhe ata që e thyejnë atë. Padrejtësia në këtë vend po arrin kulmin. Në si opozitë, duke qenë se kemi ndjekur procedurat, ekzistojnë kushtet ligjore, që çështja ti paraqitet Gjykatës Kushtetuese. Është kompetenca e kësaj të fundit që pasi të shqyrtojë provat, të vendos nëse provat tona janë të drejta apo të gabuara.”, -tha ai.
BERISHA JASHTË KUVENDIT: KOÇO BABËZIA KA DHUNUAR ÇDO LIGJ TË VENDIT. ÇËSHTJA DUHET ÇUAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE
Ora 11:00- Ish kryeministri Sali Berisha nuk ka pranuar që të qëndrojë në seancën plenare ku po shqyrtohet kërkesa e opozitës për heqjen e mandatit për deputetin Koço Kokëdhima por ka komentuar situatën jashtë Kuvendit. Në një prononcim për mediat ai u shpreh se deputeti Kokëdhima ka shkelur cdo ligj të vendit dhe se Kuvedni e ka të detyruar me Kushtetutë ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Ish kryeministri Berisha theksoi se sipas tij është më e ndershme që në Kuvend të ishte Agroin Cane sesa deputeti Kokëdhima. “Është 100 herë më e ndershme të ishte pedofili Agron Cane në atë parlament sesa Koço Kokëdhima, sepse Cane ka marrë dënimin për atë që bëri kurse Koço Kokëdhima ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka marrë asnjë dënim. Unë nuk mund të rrija në atë seancë sepse ky akt që ndodh sot është një histori më e turpshmja ndër më të turpshmet. Ky parlament është i mbushur me kriminel. Ikën Mark Frroku del Koço Kokëdhima. Ne jemi në fokus të botës për dekriminalizimin. Nese ne përdorim votën e shumicës për të mbrojtur thyerjet flagrante në 150 raste të Kushtetutës, kjo është ditë e zezë.”- u shpreh Berisha.
“Një nga ditët më të turpshme në historinë parlamentit, ditën në të cilën aleanca e qelbësirave vendos të mbulojë me turp, të fshehë me turp dhunimin një 150 raste të Kushtetutës së vendit nga sivëllau i Edi Ramës, Koço babëzia, duke dhunuar kështu çdo ligj të vendit. Dua t’ju rikujtoj qytetarëve që Kushtetuta përcakton në mënyrë taksative që deputeti nuk mund të përfitojë nga asnjë pasuri publike e shtetit qoftë apo e pushtetit vendor. Dhe neni 28 i ligjit për konfliktin e interesave përcakton se deputeti nuk mund të përfitojë nga asnjë burim publik të ardhura. Koço Kokëdhima ky mumuth ka shfrytëzuar kontrata me shtetin dhe pushtetin vendor dhe ka marrë pagesa në 150 raste.”- vijoi me tej Berisha.
Më tej ai akuzoi kryeministrin Rama dhe Kreun e Kuvendit Ilir Meta se po fshehin pasurinë e deputetit Kokëdhima. “Të gjitha ato janë fatura. E ka kundërshtuar Edi Rama dhe Ilir Meta sepse Koço Kokëdhima i ka në xhep kokë e këmbë. Kushtetuta përcakton se në situata të tilla nuk është parlamenti që heq mandatin. Kushtetuta ka autorizuar parlamentin që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Edi Rama dhe Ilir Meta fshehin para ligjit pasuritë e deputetit të tyre, dhe nuk e dërgojë në Gjykatë sepse e dinë që kjo Gjykatë do i heqë mandatin.”- u shpreh Berisha.
I mbledhur një ditë më parë, Këshilli vendosi që në seancën e sotme të votohen dy raporte të ndryshme, ku shprehet mendimi i të dy palëve në Kuvend. Mazhoranca kërkon që parlamenti të mos e pranojë kërkesën e PD-së, ndërsa opozita përfundimin e mandatit të deputetit socialist.
RENDI I DITES
Rendi i ditës i seancës së sotme parashikon dhe diskutimin e disa pr/ligjeve me natyrë ekonomike, ku veçohet “Caktimi i procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës koncesionare/PPP, me objekt ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrugës së Arbrit, ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë kineze “CHINA STATE CONSTRUCTION COMPANY”.
(m.k/a.n/ed.me/BalkanWeb)
