Me tensione dhe debate është shoqëruara seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa në Kuvend u njoftua votimi për projektligjin e rendit të ditës, opozita ka braktisur seancën.

Kjo ka ardhur pas debateve të forta mes deputetëve të  opozitës, pasi kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla i drejtua Albana Vokshit me tone të forta.

Ishte Balla, i cili ndodhej në foltore duke folur lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje, një fjali e tij ka tensionuar demokratët e pranishëm në seancën parlamentare.

Teksa ironizioi demokratët që nuk janë pyetur nga ana e qeverisë për këtë mundësi anëtarësimi në BE, Balla ka fyer deputeten Albana Voshki, të cilës i ka thënë: “për ty Albana kam numrin 0900”.

Pas kësaj deklarate deputetë të opozitës kanë reaguar ashpër, disa prejt të cilëve kanë kërkuar edhe përjashtimin e Taulant Ballës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb