Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, teksa ky i fundit tha se Kuvendi zbaton rregullat e Bundestagut gjerman. Boçi tha se iu duk vetja si deputet gjerman.

“Shpreh lumturinë si rrallë herë që jam anëtar i Kuvendit, kam 7 muaj por sot mora vesh që Kuvendi zbatoka rregullat e Bundestagut dhe mu duke vetja si deputet gjerman.

Por kur dëgjoj kolegët për refuzimin e komisioneve hetimore dhe interpelancat, kupton që e vërteta është se ky Kuvend është si ai i Bjellorusisë. Është turp të thuhet që qenka opozita që po pengon integrimin.

Komisioni Europian që një muaj më parë ua kishte vënë kushtin që ishte imunitetin e Ballukut.

Kuvendin e kemi shndërruar si tualet ku qeveria lahet, klyhet, krihet, nuk rruhet se rruan qytetarët me ligje strategjike, jo tualet modern, por me gropë septike që e përdorni si llogore ku zhyteni”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb