Deputeti i PS, Taulant Balla, ka “uruar” kolegët e PD për 35-vjetorin e partisë, duke u kujtuar rezultatin e 11 majit, që sipas tij është më i dobëti në gjithë historikun e kësaj force të parë politike pas rënies së sistemit komunist.
Balla teksa renditi humbjet e njëpasnjëshme të PD në zgjedhje, “uroi” që PD të pleqërojë po aq sa kryetari i saj
“Gëzuar festën e PD, 35-vjetor i rëndësishëm i një prej forcave më të rëndësishme në trazicionin shqiptar dhe më vjen shumë keq që ky 35-vjetor ju gjen në rezultatin më të dobët historik të PD, më i dobëti se në 1997, më i dobëti se në të gjitha betejat që ju drejtoi Luli, dhe me atë që ju kishte mbetur nga LSI. E mira është që pas gjithë këtyre humbjeve ta shikoni problemin tek vetja.
Mirë në Shqipëri ka ndikuar shteti e pushteti, po në diasporë ç’ju gjeti? 1 në 3 shqiptarë të diasporës i besuan dhe votuan Ramën”, tha Balla.
