Kreu i PD, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kundërshtarit të tij politik, duke e krahasuar me diktatorin Hoxha që zgjedhjet në regjimin komunist ishin farsë.

Berisha tha të mërkurën gjatë diskutimit të programit të PD, për ish-të përndjekurit politikë se Rama i mori zgjedhjet me banda e kriminelë, ndërsa në diktaturë dilnim me daulle.

“Në diktaturë votohej, siç e dini ju, por nga frika vota shkonte në 90 e sa përqind për diktatorin. Zgjedhjet ishin farsë. Edhe sot zgjedhjet ky i shndërroi në farsë.

Zgjedhjet ky i mori me banda, me kriminelë, i mori me patronazhistët, terroristë të vërtetë elektoralë. Paguhen me paratë e taksapaguesve për të qenë shërbëtorë të qytetarëve, dhe bëhen skellvër të regjimit”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb