Një vit më parë u ndalën në fazën gjysmëfinale pas një sfidë dyshe të çmendur përballë PSG, por këtë edicion, Bayern Munich synon t’i shkojë deri në fund, fakt ky i konfirmuar nga Harry Kane. “Bomberi” anglez i ka bërë një nisje të qetë këtij sezoni, me vetëm 2 gola në 4 ndeshjet e para, por tani Kane dhe Bayern kthejnë vështrimin nga Champions:
“Është çështje detajesh, këtë herë duhet të jetë viti ynë. Jemi me të vërtetë shumë afër. Sezonin e shkuar diferencën e bënë vetëm disa detaje minimale, dolën jashtë përballe një skuadre që në fund fitoi turneun, dy herë radhazi kampion në Champions. E nisim këtë vit me vetëdije të plotë se do të jetë sezoni ynë”, u shpreh Harry Kane në një intervistë për TNT Sports.
