Jashtë sallës së Kuvendit, Sali Berisha deklaroi se seanca e sotme plenare nuk ishte normale.

Ai tha për gazetarët se kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi e detyruan të mbyllte seancën pas denoncimit të tij për Arubën.

Me ironi, kreu i PD tha se “ky është Pelesh-Parlament”, ndërsa shtoi se deputetët e opozitës ishin në të drejtën e tyre teksa kërkuan interpelancë për të ashtuquajturin takimi i Arubës.

Sali Berisha: Ky është Pelesh-Parlamenti, unik në historinë e tij.

E turpshme. Këta kanë frikë dhe tmerr dhe votojnë me shpejtësi të rrufeshme. I vetmi moment që ndodhi ishte se unë denoncova refuzimin e Edi Ramës për Arubën, ministrat që kanë qenë në Aruba, rikujtova pritjen që i ka bërë Sinaloas së Meksikës.

Dhe këto fjalë, sikur të ishin thika apo bajoneta, detyruan Peleshin të mbyllë parlamentin. Ky është de facto asgjësimi i Parlamentit. Në qoftë se parlamenti trajtohet në këtë mënyrë… Nuk kishte asnjë lloj, përkundrazi insistuam në një të drejtë kushtetuese të deputetëve.

Dhe ky, 10 orë debate të parashikuara në rregullore, mbylli parlamentin dhe ikin. Ky është parlament që nuk duhet të ekzistojë asnjë ditë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb