SEAT-i ka prezantuar prototipin e modelit të ri, e-Mii, që tani ka motor krejtësisht të ri elektrik.
Modeli e-Mii ka debutuar në panairin MWC në Barcelonë dhe në vend të motorit 1.0-litërsh me 59 kuajfuqi, modeli elektrik ka motor tërësisht të ri me mundësi lëvizjeje për 160 kilometra me vetëm një mbushje.
e-Mii ka motor elektrik me 81 kuajfuqi dhe përshpejtimin prej 0 në 100 kilometrave në orë e arrin për 11.3 sekonda.
SEAT-i nuk ka njoftuar kur do të prodhojë modelin elektrik të e-Mii, por ka njoftuar se ka për qëllim të “bëhet lideri botëror në teknologjinë automobilistike”.
(el.sp/BalkanWeb)
