TIRANE

Disa ditë më parë, Vizion Plus njoftoi se publiku mund të përzgjidhte se kë nga fermerët që kanë dalë nga ferma do të donte të rikthente. Publiku votoi dhe më shumë vota kishte Dijonis Biba. Ai u rikthye në fermë gjatë spektaklit të mbrëmshëm.

“Pas sondazhit të hapur se cilin nga 8 fermerët doni të riktheni, rezultati shpall fitues Dijonis Bibën”, lexoi në zarf Fjoralba Ponari.

Rikujtojmë se Dijonisi u largua nga ferma me dëshirë, pasi tha se nuk po e përballonte më qëndrimin atje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: