Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, komentoi situatën brenda mazhorancës dhe të ardhmen e kryeministrit Edi Rama, duke bërë deklarata të forta mbi skenarin politik në vend.

Toska tha se mandati aktual është i fundit i Ramës si kryeministër dhe se në vitin 2029 ai nuk do të kandidojë më. “Rama po del nga politika. Nuk do të thotë që PS nuk do të jetë në pushtet, por Rama nuk do të jetë kandidat për kryeministër,” deklaroi gazetari.

Ai shtoi se ndërkombëtarët, të cilët po investojnë në Shqipëri për zhvillim dhe anëtarësim në BE, kanë kërkuar që Rama të mos kandidojë, dhe se politika e mbrapshtë e kryeministrit e ka futur atë në situatë të vështirë: “Situata e ngushtë dhe laku që i ka vënë vetes në fyt Rama duke mbrojtur Ballukun e ka sjellë në këtë situatë. Nëse Rama ikën me marrëveshje, ndoshta proceset gjyqësore ndaj tij nuk hapen, këtë ka kërkuar nga ndërkombëtarët,” tha Toska.

Sipas tij, progresi i hapjes së kapitujve për BE është rezultat i kontributit të vendeve dashamirëse dhe jo i politikës lokale të kontrollit, që sipas Toskës disa aktorë të politikës do të preferonin të vazhdonte për 40-50 vjet.

Deklaratat e Toskës hedh dritë mbi presionin ndërkombëtar mbi lidershipin e PS-së dhe sinjalizojnë ndryshime të mëdha në skenën politike shqiptare në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb