Kapiteni serb, Aleksandar Mitrovic analizoi humbjen 0-1 me Shqipërinë.

“Ky është momenti më i vështirë në karrierën e ekipit kombëtar. Një moment i vështirë, ditë të vështira për futbollin serb”.

Ndeshja ishte e egër, e vështirë, aspak e këndshme për t’u parë, e vështirë për t’u luajtur, pa asnjë shans. Pësuam një gol nga koha shtesë. Një humbje e rëndë, dhemb shumë. Periudha më e vështirë në 13 vitet e mia në ekipin kombëtar”.

“I kërkojmë ndjesë kombit, popullit, që nuk arritëm të arrinim një rezultat të mirë. Bëmë më të mirën tonë, ajo ishte dita, topi nuk donte të shkonte në portë”.

“Nuk mundëm të krijonim raste, një atmosferë e tensionuar. Si ekip, nuk luajtëm ndeshjen më të mirë. Duhet ta kujtojmë këtë ndjenjë, pas dy ose tre ditësh, nuk varet nga ne”, tha Mitrovic.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb